Transkripti i telefonatave të vrasësit në Orlando

Autori i sulmeve në Orlando, Omar Mateen, foli fillimisht në arabisht duke e përshkruar veten një “ushtar islamik”. Këto të dhëna dalin nga transkriptet e botuara nga FBI të telefonatave të tij me autoritetet, ndërkohë që ai po vriste 49 persona.
“Megjithëse nuk po e qarkullojmë edhe regjistrimin e zërit, mund t’ju them se vrarësi i bënte këto deklarata në një mënyrë tepër të qetë dhe të qëllimshme”, thotë Ron Hopper me Byronë Federale të Hetimeve.
Transkripti u redaktua fillimisht, duke hequr pjesën e shprehjes së besnikërisë së tij ndaj Shtetit Islamik dhe udhëheqësit të tij, Abu Bakr al-Baghdadi. Departamenti i Drejtësisë sqaroi pasi botoi transkriptin e plotë se kishte synuar të mos ofronte publicitet për grupin terrorist, duke ruajtur ndërkohë edhe ndjeshmërinë ndaj familjeve të viktimave.
“Ai nuk përfaqëson Islamin, por një pasqyrim të përçudnuar që mendojmë se ishte frymëzuar nga vrasësit ekstremistë. Nuk kemi prova për momentin se u drejtua nga ndonjë grupim i huaj terrorist, por se ishte radikalizuar brenda vendit”.

Artikulli paraprakPutin kërcënon Perëndimin
Artikulli tjetërStainmajer: Europa e rrezikuar nga ndarjet e reja