Transporti Urban në kolaps: Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik denoncojnë mungesën e shërbimit për qytetarët

Shërbimi i transportit publik në qytetin e Korçës vijon të jetë një ndër problemet më shqetësuese për banorët. Pas ankesave të shumta të qytetarëve, kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, Elvin Bregu dhe Marinela Ziu, kanë zhvilluar një inspektim në terren pranë disa prej pikave të urbanëve në qytet.
Gjatë vizitës së tyre, ata kanë konstatuar vonesa të konsiderueshme në qarkullimin e autobuzëve, të cilët, ndonëse sipas kontratës duhet të vijnë çdo 30 minuta, vonojnë deri në një orë. Mjetet e transportit janë gjithashtu pa ngrohje, edhe në ditët më të ftohta të dimrit, çka rëndon edhe më shumë situatën për përdoruesit.
Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik shprehen të angazhuar në krah të qytetarëve për të adresuar çdo problem dhe i ftojnë ata të raportojnë shqetësimet e tyre. “Korça meriton më shumë,” theksojnë ata, duke kërkuar një administrim që vërtet i shërben interesit publik dhe jo fasadës.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅ Voto #4 – Koalicioni EuroatlantikPostimi i Plote:

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/151ANzRHM8/?mibextid=wwXIfr

Artikulli paraprakBIRN: Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro
Artikulli tjetër16 vite në NATO, Basha tregon prapaskenat e anëtarësimit të Shqipërisë: Besoni te Shqipëria, vendi ynë meriton më shumë