Transportuesi i 613 kg kokainë solli në Shqipëri edhe 97 ngarkesa të tjera nga Amerika Latine

Kompania “Arbri Garden” rezulton se ka sjellë 97 ngarkesa të tjera nga vendet e Amerikës Latine. Të dhënat rezultojnë nga një kërkim në faqen e internetit Panjiva INC, që raporton mbi trafikun e anijeve dhe tregtisë së mallrave dhe u denoncua nga Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike. “Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.
Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.
Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij”, shkruan Basha në Facebook.

ngarkesa

Exit mobile version