TRASHËGIMIA KULTURORE NË RREZIK, TAULANDA JUPI: MINISTRIA E KULTURËS I DHA SHKELMIN E FUNDIT URËS SË ZOGUT

WhatsApp Image 2023 11 13 at 09.38.33

Pavarësisht se Edi Rama lajmëroi më 15 shkurt 2023 në Facebook-un e tij “rilindjen” e Urës së Zogut mbi lumin Mat, fatkeqësisht ky Monument Kulture Kategoria I edhe këtë dimër do të të mbetet nën kërcënimin e e shembjes.

Edhe pse më 7 PRILL 2023 qeveria shqiptare miratoi fondin me vlerë prej 57 milionë lekësh, si shtesë në buxhetin e Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Trashëgimia kulturore dhe muzetë”, për ndërhyrjen emergjente në Urën e Zogut, e cila rrezikon të shkatërrohet, hapja e tenderit për rehabilitimin e Urës së Zogut mbi lumin Mat u bë në mes të TETORIT.

Afati i dorëzimit të ofertave nga operatorët ekonomik ishte data 19 tetor 2023.
Kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur ndërhyrjen për rehabilitin e urës në këto muaj deri në fund të vitit.

MOSVEPRIMI dhe mungesa e vendimmarrjes në kohën e duhur për të shpëtuar nga shkatërrimi Urën e Zogut, nuk është harresë por neglizhencë e qëllimshme, shpërdorim i detyrës që ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës dhe të gjitha autoritetet që kanë detyrimin të ruajnë dhe mbrojnë këtë Monument Kulture të Kategorisë I.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 mbi lumin Mat në Veri të Shqipërisë, ura është e admiruar për strukturë arkitekturore, gjatësinë dhe stilin e harqeve të çelikut. Ajo konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e ndërtimeve me metal dhe beton mbi lumenjtë në Evropën Jugore

Gjithashtu, Ura e ZOGUT në Mat është e përfshirë në listën e 7 Vendndodhjeve më të Rrezikuara në Europë, pikërisht për të ndërgjegjësuar dhe ndalur shkatërrimin e saj.

Exit mobile version