Trazirat në Siri! Qeveria britanike do të rishqyrtojë statusin ‘terrorist’ të grupit rebel që rrëzoi Assadin

Britania do të rishqyrtojë statusit “terrorist” për grupin rebel në Siri që rrëzoi dje regjimin e ish-presidentit sirian Bashar al Assad, i cili strehohet tashmë në Rusi bashkë me familjen e tij.

 

“Qeveria britanike do të marrë në konsideratë përcaktimin e rebelëve sirianë si një organizatë terroriste”, tha ministri i Zyrës së Kabinetit britanik, Pat McFadden për Sky News.

McFadden tha se një vendim i tillë nuk është marrë ende nga qeveria britanike, por është një opsion dhe mund të merret në konsideratë që t’i hiqet etiketimi si “organizatë terroriste”.

I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar do të shikojë përsëri ndalimin, McFadden tha: “Ne do ta konsiderojmë këtë dhe mendoj se do të varet pjesërisht nga ajo që do të ndodhë në lidhje me mënyrën se si ai grup sillet tani. Por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për këtë gjatë fundjavës.”

Screenshot_1

Rebelët sirianë nën udhëheqjen e Abu Mohammed al-Jawlani deklaruan dje se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Në daljen e tij të parë publike që kur ushtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte “për të gjithë kombin” dhe se Assad e kishte bërë Sirinë “terren për lakminë e Iranit”.

Jawlani, kreu i grupit terrorist të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant.

HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Exit mobile version