Tre muajt tek Interi m’u dukën si një vit

Ajax coach Frank de Boer event:428

Për Frenk de Burin eksperienca në Milano ka qenë e shkurtër, por shumë intensive. Holandezi pohoi për të përditshmen holandeze “AD” se mënyra si u largua nga Interi nuk e kanë dëmtuar nga ana profesionale.
– Si e prite largimin nga Interi?
Vetëm dy ditë pas largimit tim nga Interi kam marrë oferta nga disa klube të tjera. Për mua ky fakt është diçka pozitive. Nuk dal i dëmtuar prej shkarkimit nga ana e Interit, pasi isha pjesë e një projekti të vështirë. Në fillim të gjithë mund të thonë: “O zot, si do t’ia bëj?”. Dhe vazhdon që të shpresosh të të japin kohë në dispozicion.
– A të ka mbetur qejfi me mënyrën si të larguan?
Unë e nuk shikoj të shkuarën në këtë prizëm. Sigurisht që po të më kishin dhënë më shumë kohë, unë do të qëndroja atje më gjatë. Nga ana tjetër, eksperienca në Milano më ka kushtuar shumë energji. Tre muajt në Itali m’u dukën si një vit.
– Çfarë do të thuash me këtë?
Në aspektin profesional, ju them se na u desh që të zhvillonim punën që duhet të bënim gjatë fazës përgatitore në fillim të kampionatit. Mungonte pak që të arrinim atë që donim, prandaj shpresoja që të më jepnin pak më shumë kohë.
– Mund të shpjegohesh?
Kjo ishte marrëveshja që arrita me drejtuesit që në fillim. Sigurisht, ata nuk mund të premtonin kohë pa fund, por e dinin fare mirë se unë nuk jam një trajner afatshkurtër. Nëse do të kishim sukses, do të ishte bukur. Interi është ende një skuadër e madhe. Mua nuk më kanë dëmtuar. Jam krenar, pasi tifozët e Interit kanë konsideratë për mua.

Exit mobile version