Tre orë pas atentatit ndaj prokurorit që e kërcënoi, Rama nuk e dënon aktin kriminal

Kur kanë kaluar më shumë se tre orë nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që Rama e kërcënoi publikisht, kreu i qeverisë nuk e ka dënuar aktin kriminal duke hedhur hije dyshimi për autorët e vërtetë që qëndrojnë pas këtij atentati.

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ishte vënë në qendër të sulmeve nga qeveria.

Kjo pasi, prokurori firmosi urdhër-arrestimin ndaj Liridon Pulës, ish-kreut të Kadstrës në Durrës.

Arrestimi i Liridon Pulës sollën ndërhyrjen e politikës në këtë proces. Me deklaratat e tyre, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe kanë hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes dhe gjykatëses që pranoi masën e “arrestit me burg” për Pulën.

Ngjarja

Rreth orës 16:30 të ditës së sotme një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me targë AA 333 ZD, e cila drejtohej nga shtetasi Andi Maloku dhe pasagjerë ishin Arjan Ndoja, prokuror i Durrësit, dhe Landi Muharremi.

Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe ishin kalimtarë të rastit që i erdhën menjëherë në ndihmë të plagosurve.

Pamjet e publikuara pak pas ngjarjes tregojnë momentet kur të plagosurit nxirren në gjendje të rëndë nga makina, e cila kishte dalë nga rruga.

Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi ndodhen në spitalin e Durrësit, ku ndodhen forca të shumta policie, ndërsa Andi Maloku, për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës.

Në vendngjarje mbërritën drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ardi Veliu, Donika Prela, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. Martini dhe Hajdarmataj do të jenë prokurorët që do të hetojnë çështjen.

Deri më tani nuk është konfirmuar se kush është ishte shënjestra e atentatit pasi si prokurori Ndoji, ashtu dhe shoqëruesi i tij, Muharremi, kanë patur probleme.

Prokurori Arjan Ndoji ka pasur një pasuri të shumëdiskutuar, të cilën pati deklaruar se e vendosi gjatë të ushtruarit të profesionit të avokatit pasi u shkarkua si prokuror i Durrësit.

Pas rikthimit në prokurorinë e Durrësit ai është përballur me disa akuza për përfitim të padrejtë të një lokali në zonën e Fushë Krujës, si dhe dhunimin e një avokati në Durrës me të cilin pati konflikt verbal gjatë një seance gjyqësore.

Muajin e fundit, Ndoji u akuzua publikisht nga Edi Rama dhe Erion Braçe si prokuror i lidhur me bandat kriminale dhe shkelës i Kushtetutës.

Për akuzat ndaj Ndojit reagoi edhe Partia Demokratike, e cila i konsideroi shantazh ndaj drejtësisë dhe kërkoi nisjen e hetimeve për dy zyrtarët e lartë të Qeverisë.

rama brace

Artikulli paraprakNoka: Prokurorin e goditi pushteti pas sulmeve të Ramës dhe Braçes
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Prokurori i Durrësit në shënjestër të…