Tre partizanë dhe një automatik/ Kush e vrau vërtetë Benito Mussolinin?

Misteri i armës që i dha fund Duçes dhe që ndoshta nga 1957 gjendet në Shqipëri. Por kush qe që e përdori? Versionet e Walter Audisio, Rezistenza dhe një copë e historisë së çlirimit tonë.

Benito Mussolini nuk u vra më 25 prill, por 3 ditë më pas, në afërsitë e Bonzanigo, në Lago di Como. E festojmë 25 prillin pasi është në këtë ditë që Komiteti për Çlirimin Kombëtar Italia e Sipërme (CLNAI) urdhëron rebelimin e Milanos dhe merr pushtetet civile dhe ushtarake “në emër të popullit italian”, megjithatë në pasditen e 25 Duçja nuk e pranon dorëzimin e pakushtëzuar dhe, megjithëse i privuar nga një plan i vërtetë, zgjedh ta lërë kryeqendrën lombarde bashkë me hierarkët dhe ndjekësit e fundit. Mëngjesin e datës 27 Brigada e 52 Garibaldi “Luigi Clerici” e intercepton Mussolini midis Musso dhe Dongo, i maskuar brenda një kolone gjermane të drejtuar drejt kufirit zviceran. Nga Komuna e Dongo transferohet në kazermën e Guardia di Finanza në Germasino dhe nga aty, bashkë me të dashurën Claretta Petacci, në një banesë private në afërsit të Bonzanigo, ku edhe kalon natën e fundit e jetës së tij.
Në 67 vite diatribe politike dhe studime historike, lidhur me orët e fundit të Mussolini janë derdhur lumenj boje shkrimi. Ajo që është e sigurtë është se megjithëse klauzolat e Armëpushimit parashikonin dorëzimin e diktatorit Aleatëve, vullneti unanim i CLNAI qe që të mos ja besonte gjykimin një gjykate të huaj; duke zbritur në detaje, siguritë lëkunden, por edhe teoritë më pak të besueshme përfundojnë për të ngritur pikëpyetje kuptimplota ndaj pikëpyetjeve të versionit zyrtar që shtresëzohet gjatë Pasluftës. Është indikative që me vonshmja “Storia della Resistenza”, e shkruar nga Marcello Flores dhe Mimmo Franzinelli për shtpinë botuese Laterza (2019), preferion të mos u atribuojë një identitet të saktë partizanëve që e ekzekutuan vendimin: “Është fakt – nënvizojnë dy historianët – se e shtëna e mitralozit që në pasditen e 28 prillit e vrau është ekzekutimi i dënimit me vdekje të dhënë nga Komiteti i Çlirimit Kombëtar dhe i theksuar në raste të ndryshme”.
Domethënë zgjedhja historike, politike dhe morale është për t’ju atribuar Rezistencës, por ekzekutuesi material ka profilin e një automatiku. Këtij i njohim ekstremet teknike qysh nga 1945 (një MAS model 1938, matrikulli 20830, kalibri 7.65), veçanti lidhur me të cilën bien dakord dëshmi edhe konfliktuale njëra me tjetërn. E kam zbuluar duket studiuar në Tiranë, pasi ai automatik është i ruajtur aty, në Muzeumin Kombëtar të Shqipërisë. Arriti në nëndorin e 1957, në bagazhin diplomatik e ambasadorit shqiptar në Romë Edip Çuçi, prej vullnetit të deputetit të tëhershëm komunist Walter Audisio: “kolonelit Valerio” të cilit vulgata e PKI dhe një historiografi e konsoliduar i kanë atribuar vrasjen e Mussolini e Claretta Petacci. Të kuptosh sesi dhe të pesësh se pse një armë me një potencial simbolik kaq të lartë të dhurohet nga një parlamentar një vendi në periferi të botës komuniste nuk e zgjidh vexata quaestio lidhur me vdekjen e Duçes, por ndihmon të kuptohet pesha që menjëherë paslufte partitë kanë ushtruar mbi “sistemimin” e atyre ngjarjeve. Për sa i përket rolit të partizanit Walter Audisio (që nuk ishte partizan i brigadës që arrestoi Mussolini, por një oficer i Trupës së Vullntearëve të Lirisë dërguar nga Komanda e Përgjithshme me mision në Dongo), versioni i PKI merr formë në kohë, nëpërmjet një serie artikujsh të botuara në të përditshmen “Unità” që kanë shkuar për të rilexuar që të testojnë autenticitetin e automatikut shqiptar, por duke zbuluar se ai që thërmohet është i gjithë rrëfimi që sedimentohet rreth sigurisë së atribuar armës.
Versioni i parë i fakteve i përket 1 majit 1945, kur “Unità” boton një intervistë anonime me ekzekutuesin; vetëm dimrin e ardhshëm, në një rindërtim me pjesë që del midis 18 nëntorit dhe 15 dhjetorit, gazeta përmend “kolonelin Valerio”, duke ja fshehur identitetin prapa nofkës së luftës dhe duke i bashkangjitur në aksion 2 partizanë të tjerë, të cilëve njëlloj nuk u specifikohen emrat e vërtetë: Guido, i nisur nga Milano bashkë me Valerio, dhe Bill, zëvendëskomisar i Brigadës së 52 (partizani që dikton dhe arreston Mussolini në sheshin e Dongo). Për t’u kuptuar, për “vulgatën” e PKI (kështu e quante historiani Renzo De Felice) ekspedita që në pasditen e 28 niset nga Dongo drejt Bonzanigo për të marrë Mussolini e Petacci dhe ekzekutuar vendimin përbëhet nga 4 persona. Po t’i qëndrosh versionit të parë të “Unità” këta persona qenë Valerio (Walter Audisio), Bill (Urbano Lazzaro), Guido (Aldo Lampredi) dhe një shofer anonim.
Që Valerio ishte Walter Audisio specifikohet vetëm më 1947: jo prej vullnetit të PKI, por në vijim të zbulimit të së përditshmes romane “Il Tempo” që e shtyn partinë të konfirmojë identitetin e Valerio dhe të kërkojë për Walter Audisio nderimet ushtarake. Sa në vijim të fakteve, aq edhe për të shmangur proliferimin e versioneve alternative? Dyshimi është legjitim, në fakt nga sot nesër partia kaloi nga fshehtësia tek ekzaltimi i një profili publik, që ndërtohet me urtësi nëpërmjet botimit të një biografie të përqëndruar mbi personalitetinb e thatë e heroit që për veten nuk kishte kërkuar asnjë famë (“Një jetë prej komunisti. Kush është shoku Walter Audisio” është titulli i 23 marsit 1947) dhe organizimi i një takimi pranë Bazilikës së Massenzio (për herë të parë Audisio flet për popullin. “40000 romanë dëgjojnë Valerio” është titulli i 2 prillit 1947). Të kihet parasysh se versioni i ’47 prek foton e grupit të’45, duke zëvendësuar zëvendëskomisarin Bill me komisarin Michele Moretti e quajtur “Pietro”. Në të dy versionet, duke arritur në momentin e ekzekutimit automatiku i Valerio ngec, por në 1945 shoku që e shoqëron duke i dhënë MAS e tij është Bill, në ’47 bëhet Pietro. Qysh atëhere të gjitha rindërtimet do të theksojnë se automatiku i ruajtur sot në Tiranë i përkiste Pietro. Vetë Bill do ta pranojë se versioni i ’45 ishte i gabuar – “autori i raportit të Kolonelit Valerio e shkëmbeu Pietro me mua” – por do ta bëjë vetëm më 1993, në një libër të shkruar për të mbështetur se “Valerio” nuk ishte Audisio, por Luigi Longo – tamam sa për t’ju dhënë një ide sesa versione ekzistojnë për vetë faktet, nganjëherë përkues në detajet e armës megjithëse të kundërta lidhur me identitetin e atribuar ekzekutuesit.
Në dekada versioni i ’47 konsolidohet, por nuk resht së modifikuari. Më 1975 del “Në emër të popullit italian”, kujtimet që Audisio autorizon të botohen pas vdekjes së tij, e ndodhur në tetorin e 1973. Libri tradhëton në çdo hap dëshirën për të qenë definitive, aq sa në një moment të caktuar autori i kërkon falje lexuesit – “mund të mendohet se me forcën e përsëritjes herë pas here që po shkruaj vetëm përfakte të vërteta apo të vërteta, këmbëngulja të përfundojë me ngritjen e dyshimit se në ndonjë pikë të rrëfimit nuk është tamam kështu” – por edhe në këtë ushtrim pedant të përsëritjes skena e ekzekutimit azhurnohet. Ndryshon shpesh numri i të shtënave të kryera (10 gjithësej në versionet e ’45 e të ’47, vetëm 5 më ’75), por mbi të gjitha ndryshon roli i personazhit dytësor Guido, që në harkun kohor që ndan keqfunksionimin e automatikut të Audisio dhe kalimit të MAS nga Pietro tek Audisio, provon në vetë të parë të bëjë një qitje me pistoletë ndaj Mussolini, gjithmonë pa ja arritur (në ‘45 e në ‘47 pistoleta difektoze i përkiste Audisio).
Në vitin 1972 vetë partizani Guido ja dorëzon udhëheqësisë së PKI dëshminë e tij, e cila do të botohet në “Unità” vetëm më 1996. Risia kryesore e këtij versioni është dinjiteti i të dënuarit me vdekje – “sekreti i parrëfyeshëm” nga ana komuniste do të qëndronte në faktin se Mussolini u largua nga jeta duke thirrur “Qëllomëni në zemër” – por megjithëse synon të paraqitet si e vërtetë paszyrtare, edhe deponimi i Guido mbetet një dokument partie, i shkruar nga një militant që i përgjigjet vetëm partisë dhe të cilin partia mund ta disponojë. Veç kësaj, në ditët ku Guido dorezon versionin e tij, Audisio është ende gjallë: kështu që nuk mund të përjashtohet që PKI t’i ketë kërkuar këtij të fundit ta uniformojë redaktimin e kujtimeve të tij me ato të shokut, duke ja atribuar Guido goditjen me pistoletë që versionet e’45 e të ’47 ja patën mohuar.
Që deponimi i Guido del në vitin 1996, kur PKI për më tepër nuk ekziston më (për divulgimin e dokumentave që Istituto Gramsci në Romë), mund t’i detyrohet faktit se 2 vite më parë kishte dalë libri kontradiktor i Bruno Giovanni Lonati (me pseudoninimin e luftës “Giacomo”), i cili e vendosi pushkatimin e Mussolini brenda një operacioni të shërbimeve sekrete, i organizuar për të ndaluar përhapjen e letërkëmbimit famëkeq Churchill – Mussolini që e sikletoste Londrën (dhe që askush nuk e ka gjetur ndonjëherë). Për studiuesit që ndjekin të ashtuquajturën “pistë angleze” – një prej teorive alternative më autoritare apo, po deshëm, më pak e çuditshme – pushkatimi mund të ketë ndodhur mëngjesin e 28 prillit jashtë banesës ku Mussolini dhe Petacci kaluan natën e fundit dhe, për pasojë, përpara se i dërguari “Valerio” (Audisio? Longo?) të arrinte në vend, në këtë pikë vetëm për të inskenuar një pushkatim të dytë komunist që t’ua dorëzonin gjeneratave të ardhshme. Ky fill rindërtimesh, sot të akredituara nga gazetari Luciano Garibaldi, kanë meritën e evidentimit të një konvergjence të besueshme interesash midis Churchill dhe CLNAI lidhur me fundin e Mussolini, por duhet thënë se duke u larguar nga vulgata dhe nga kontradiktat e saj rriten më shumë gropat e provave.
Le të kthehemi pra tek Tirana. Kujtoj se ndërsa fiksoja i mahnitur stendën që ruante objektin (nuk kisha dëgjuar kurrë më parë të flitej për këtë ngjarje), një punonjëse e moshuar e Muzeumit Kombëtar e kuptoi që isha italian dhe me skepticizmin tipik e kujt ka jetuar një pjesë të jetës nën regjimin e Enver Hoxhës më pyeti nëse ai automatik ishte “i vërtetë”. Mbi bazën e sa kam lexuar sot, do t’i përgjigjesha kështu: është i vërtetë në masën në masën me të cilën karakteristikat teknike të tij korrespondojnë me ato të hedhura e zeza në të bardhë nga viti 1945 e këtej; është i vërtetë në masën me të cilën qe Walter Audisio personalisht për të punuar për mikpritjen e tij përtej Adriatikut; sigurisht qe i vërtetë për udhëheqësit komunistë shqiptarë, që nuk mund të kishin një njohje të thellë të ngjarjeve të Dongo dhe për të cilat Audisio kishte besueshmërinë e një partizani luftëtar dhe të një ish të burgosuri në Ventotene (një vend që edhe disidentët shqiptarë e kishin njohur pas 1939).
Dokumentat e Arkivit Shtetëror të Tiranës sqarojnë sfondin e kësaj miqësie partizane, që Audisio e kultivon nëpërmjet bisedave të rezervuara me ambasadën shqiptare në Romë. Konteksti ndërkombëtar është ai i destalinizimit: jemi në muajt gjatë të cilave Togliatti nis të punojë për “rrugën italiane” dhe drejtuesit shqiptarl, ortodoksë për arësye gjenetike (në vitin 1948 qe Stalini ai që i shpëtoi nga përqafimi i Jugosllavisë së Titos), janë të preokupuar nga kursi i ri “revisionist” i PKI dhe kërkojnë në panoramën e komunizmit italian bashkëbisedues alternativë ndaj nivelit drejtues. Në qershorin e 1957 Audisio frekuenton shpesh ambasadën për të përgatitur një verë tërheqjeje në Shqipëri (pushimet e komunistëve perëndimorë në Europën Lindore janë një klasik i madh i marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë) dhe është pikërisht gjatë këtij qëndrimi, të përfunduara në shtator me një letër prekëse – “Përshëndetjet që ju jap janë ato të shokut, të mikut të sinqertë që uron për ju, për partinë dhe popullin tuaj të gjitha fitoret dhe arritjet më të mira” – që Audisio bie dakord me numrin tre të regjimit Hysni Kapo për transferimin e automatikut. Në vrullin e këtyre raporteve influencojnë padyshim proceset me të cilat Audisio përgatitet për të përballuar lidhur me ngjarjet e Dongo. Më 29 prill të 1957, në përvjetorin e 12 të Piazzale Loreto, ishte hapur në Padova debatimi lidhur me procesin e ashtuquajtur të “arit të Dongo”, ku Audisio është thirrur si dëshmitar.
Një vit më parë. Më 5 korrik 1956, Dhoma kishte shprehur mendim të favorshëm ndaj kërkesës së autorizimit në procedimin për “krim në dëm të privatëve” në vijim të padive civile që të afërmit e Claretta Petacci ngrenë në tentativën e arritjes në një procedim penal, gjë që do të arrihet vetëm në 1965. Nga akuzat e vrasjes me qëllim, përvetësim të paligjshëm dhe dëmtim të kufomës Audisio lirohet më 1967 (për gjyktësin e procedurës paraprake faktet në janë të ndëshkueshme pasi zhvillohen në kontekstin e një lufte partizane), por një dekadë më parë Audisio nuk mund të ketë qenë i sgurtë dhe në një klimë kombëtare më armiqësore është e kuptueshme që kërkon të gjejë rrugëdalje. Më 26 qershor 1957, duke e ditur se fjalët e tij do t’i transmetoheshin Tiranës, i drejtohet në këto terma ambasadorit shqiptar Edip Çuçi: “Partia do që unë të mos i quaj fashistë kur të më gjykojnë për çështjen e Mussolini. Por unë i kam quajtur të tillë, si gjykatësin, ashtu edhe procesin dhe i kam demaskuar. Këtë e kam bërë prej ndjenjës së përgjegjësisë, anipse partia më kishte dhënë direktivë të kundërt. I kam thënë partisë se nuk bëj asnjë hap prapa nga pozicioni im: nëse nuk janë dakord, do të gjej një vend tjetër ku të punoj, në paqe me ndërgjegjen time. Unë mendoj se Shqipëria mund të më mirëpresë. Preferoj Shqipërinë sepse e di që atje nuk ka llafe, por punë”. Pse pikërisht Shqipërinë? Ndoshta pse është afër, ndoshta pse ish koloni e fashizmit dhe politikisht e predispozuar të mirëpresë partizanin që i preu kokën.
Në të vërtetë, lidhur me këtë pikë Audisio gabohej: në rrëfimin e udhëheqësit të Shqipërisë Popullore patën qenë shqiptarët ata që e vranë fashizmin, asnjë luftëtar i huaj nuk do të pranohej në imagjinatën kombëtare. Fshehtësia me të cilën automatiku arriti në Tiranë respektoi kërkesën specifike të Audisio, gjë që na konfirmon se bëhej fjalë për një gjest më shumë “përgatitës” se simbolik, por vetë regjimi shqiptar qe i gëzuar të mos ndërtonte kurrë, as në vitet në vazhdim, një narrativë italo – shqiptare. Pak vite më pas Enver Hoxha shkëputet nga Hrushovi për t’u lidhur me Kinën e Maos: automatiku zhduket sërish, por t’u rishfaqur në vitet ’80, kur Tirana zhytet në ekonominë autarkike dhe e di që do të ketë nevojë për Romën. Edhe duke mos pasur teori alternative për t’ia kundërvënë vulgatës (unë nuk kam), besoj se mund të thuhen dy gjëra të thjeshta.
E para. Fakti që 2/3 e armëve të komandos së zgjedhur për të marrë Mussolini në Bonzanigo kanë ngecur është e denjë për një skenar të Luigi Comencini: duke pasur parasysh kontekstin e luftës dhe përvojën e luftëtarëve të përfshirë, besueshmëria e një versioni të kësaj natyre është shumë e ulët të paktën në nivel statistikor. Por me më shumë të drejtë nëse i besojmë, nuk mund të mos pyesim se pse automatiku i vetëm që nuk tradhëtoi në atë valle konfuze armësh – që duke kaluar nga dora në dorë në një farë kuptimi shpërndajnë dhe zvogëlojnë përgjegjësitë e të pranishmëve – nuk është bërë një objekt kombëtar. Heqja ndaj analizave eventuale dhe përgatitja e një plani arratie qenë për Audisio dy prioritete kryesore, por fakti që akoma sot ai automatik ndodhet në Shqipëri dhe totalisht i panjohur për retorikën tonë të rezistencës nuk e shton besueshmërinë e një vulgate që pikërisht mbi identitetin e armës kishte këmbëngulur fuqishëm, thuajse donte të kompensonte mjegullën e lënë lidhur me veçanti shumë më të rëndësishme.
E dyta: një lexim i ftohtë dhe sinoptik i rindërtimeve që Valerio, Guido Bill dhe Pietro u kanë dhënë pasardhësve tregon një grup aspak koheziv nga ajo që qe një përvojë e jashtëzakonshme lufte. Ndjesia (e përsëris, letrare dhe njerëzore më shumë se historike) është se duke qenë të detyruar nga një forcë superiore e pasvdekjes për të dhënë një version që u përkon fakteve, dëshmitarët u kanë besuar detaje që nuk e kompromentojnë versionin zyrtar copëza të asaj që do të kishin dashur të thonin apo indicie të sikletit të tyre për versionet e tjetrit – çfarë kuptimi ka, për shembull, që Guido të specifikojë se “Valerio nuk lexoi asnjë vendim”? Raportit të tij Guido i bashkangjiti edhe “Disa konsiderata mbi publicitetin e dhënë ngjarjeve të Dongo”, hidhërime gjithnjë shumë të kontrolluara, por që tingëllojnë më të vërteta se pasazhe të tjera të deponimit: “Lidhur me vajtjen time në Federatën e Como dhe kontributin e dhënë nga ata shokë, nuk është botuar kurrë asgjë dhe nga partia është ruajtur fshehtësia më e rreptë. Besoj se motivet kanë qenë të ndryshme. Mendoj se në momentin e botimit të rrëfimeve të Audisio në “Unità” e nëntorit 1945 dhe të marsit 1947 ka ekzistuar preokupimi i duhur politik për të nënvizuar karakterin zyrtar dhe unitar të vendimeve të Komandës së Përgjithshme e të CLNAI dhe, për pasojë, për të mos nxjerrë në pah rolin vendimtar të partisë. […] Në fakt ndjej nevojën për të shprehur rezerva të mëdha lidhur me mënyrën me të cilën është proceduar me botimin e artikujve të Audisio në “Unità”, përmbajtjen e tyre dhe, veç të tjerash, për faktin se unë jam përjashtuar gjithmonë nga gjithçka që ka pasur të bëjë me ngjarjet e Dongo. Në fakt, asnjë drejtues i partisë nuk e ka ndjerë ndonjëherë nevojën për të më pyetur për atë që kisha kryer në atë rast dhe as nuk u ndje detyrimi ose të paktën korrektësia për të më njoftuar për botimet e “Unità” dhe atë që do të shkruhej në adresën time”.
Pavarësisht nga sa është e afërt apo jo me të vërtetën, në terma ekzistencialë “vulgata” e PKI ka qenë një rindërtim jomiqësor për të gjithë protagonistët që ka përfshirë, edhe kur u ka garantuar sukses apo mbrojtje. Automatiku që vrau Duçen i harruar në Shqipëri, po ta shohësh mirë është një fakt që e dëshmon: së nën ngjarjet e Historisë së madhe jetojnë qenie njerëzore, të përbërë nga madhësi, liri dhe kurajo; vogëlsi, meskinitet dhe katastrofë. Për ta thënë me gjuhën e Fenoglio, të përbërë nga çështje private. Rregulla universale, që nuk i heqin asgjë dhe bile ushqejnë vlerën njerëzore e çlirimit tonë kolektiv.
(nga Il Foglio)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakEno Bozdo dorëhiqet nga komisioni zgjedhor i PD-së
Artikulli tjetërTakimi zyrtar, Vjosa Osmani-Vuçiçit: Dorëzo kriminelët që kryen gjenocid në Kosovë