Tre pika konkrete zgjidhjeje ju dha kreu i opozitës, Lulzim Basha kuksianëve të pashpronësuar nga përmbytja e tokave për HEC-in, problem i pazgjidhur në vite.
“Ky vend po qeveriset nga një grusht shteti, vetëm se grushtin e shtetit nuk e kanë bërë ushtarakët, nuk e kanë bërë serbët, e kanë bërë një grusht oligarkësh, një grusht kriminelësh me Edi Ramën, tha Basha. Problemin me tokën, shtëpitë dhe pasuritë e përmbytura e njoh me detaje, që kur kemi qenë në qeveri.
Fatura totale e shpronësimit për afro 5 mijë familje është rreth 70 milionë euro, kjo nuk është fatura e talljes.
Përse tallen me ju? Unë s’kam ardhur si kontabilist. Vitin që shkoi OSSH e ka mbyllur me 70 milionë euro fitim, por ka krijuar fitim edhe për kompani fantazëm ku gazetarë hetues të Sllovenisë thonë që janë familjarë të lidhur me Edi Ramën që për 8 orë ka bërë 4 milionë e gjysëm euro fitim.
Nuk dëmshpërbleheni, jo sepse s’ka lekë, por sepse lekët tuaja i merr Edi Rama. Kjo me ne do marrë fund.
1. Do të ngremë komisionin e posatshëm shtetëror për shpronësimin dhe dëmshpërblimin tuaj.
2. Të gjitha vlerat e shpronësimit do të jenë me vlerë tregu. Jo me VKM por me ligj në Parlament.
3. Do të bëjmë gjithçka që brenda dy viteve të para që buxheti i shtetit të bëjë rakordime me maskarallëqet që ju rrinë në qafë me kamatvonesatr e më të gjitha të tjerat. Këto janë pikat e mia për kuksianët e pashpronësuar.