Tregtarët e Shkodrës-Bashës: Më 16 Shkurt na prit në Tiranë!

Tregtar, biznesi i të cilit ka falimentuar: S’ka punë dhe asgjë.
Basha: Sa veta punonin përpara këtu?
Tregtar: Katër vetë kanë punuar.
Basha: Familjarë të tu, apo të punësuar?
Tregtar: E kam pasur me qera dhe i ka pasur kompania.
Basha: Ku kanë shkuar të katërt tani?
Tregtar: Ata? Në rrugë të madhe! Si të gjithë ne. Hera e parë, me të marrë malli për të parë njerëz në këtë rrugë. Hera e parë. Që nga 2013 e këtej. Jemi duke i mbyllur të gjitha punët. Është duke na bërë që të ikim të gjithë nga ky vend. Na e ka shkatërruar ekonominë komplet. Të flas me realitetin më të madh. As flas me parti, të flas realitetin. Në 2014 më ka hequr nga puna motrën, avokate e shtetit, me 30 gjyqe të fituara. Na i ka mbyll të gjitha.
Basha: Kur punët shkojnë keq, nuk ikën populli, duhet të iki qeveria. Vendi i ka të gjitha mundësitë me ju ndihmu ju, njerëzit e punës. Me ul taksat, me ul tarifat, ccmimin e naftës, ccmimin e energjisë, të garantojë garën në treg dhe ne kemi mundësi t’i bëjmë këto. Por së pari na duhet të bëhemi të gjithë bashkë me datë 16 shkurt të gjithë në Tiranë. Të bëjmë atë që bën çdo popull në Europë kur punët shkojnë keq.
Tregtar: Bullgaria, Rumania, për 2 cent u çu edhe hodhi qeverinë.

Basha: Edhe unë për këtë kam ardhur. T’ju ftoj të gjithë bashkë me 16 shkurt!
Tregtar: Ne të gjithë pas teje jemi!
Tregtar: Ekonomia, më keq nuk ka! Artikujt janë të shtrenjtë. Ky popull nuk ka fuqi blerëse. Tregun sot e ke bosh.
Basha: E gjithë struktura ekonomike është shkatërruar nga politikat korruptive e këtij kryeministri. Ka marrë 2.9 miliard euro, e ua ka dhënë 5 vetave. Ka marrë gjithë lekët e rrogave, pensioneve, taksave të rritura, të çmimit të lartë të energjisë, të çmimit të lartë të naftës, të gjitha këto ua ka dhënë 5 vetave. Ndërkohë konsumatori është në pikiatë përsa i përket fuqisë blerëse, si rezultat i uljes së xhiros, ju mbyllni biznesin. 50 biznese në ditë mbyllen çdo ditë.
Para se të vija këtu, takova një tregtar i cili më tha se kisha 9 persona në punë, tani jam tha vetëm unë me babain, babai mbi 70 vjeç. Këto janë pasojat e një qeverisje të korruptuar deri në palcë. Zgjidhje ka! Kemi një plan ekonomik: Taksa të ulëta, ulje të çmimit të naftës dhe energjisë, rritjes së konkurencës, rritjes së aksesit në treg Por përpara se të arrijmë këtë zgjidhje, duhet t’i japim fund kësaj të keqe. Prandaj me datë 16 ju ftoj të jemi të gjithë bashkë në Tiranë.

auto 50818570 5584055551656521 4224054976466386944 n 11548757350

Artikulli paraprakMinistri Lleshaj injoron Parlamentin, nuk pranon të paraqitet në komision!
Artikulli tjetër“Lleshaj të japë llogari, nuk i çuam ftesë dasme”!