Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka pyetur një shitës mollësh në Dibër nëse po i ecën ndopak shitja.por shitësi është shprehur shumë i revoltuar dhe ia ka derdhur mollët në dy arka, në këmbët e veta:
Shiheni vetë, 6 kg mollë shs me 1 mijë lekë të vjetra, por askush s’i merr. S’kanë lekë, më thonë vetëm 2 kg do të marrr. Më vjen këtu Spiropali e na mban fjalme ca njerëzve, ama kur bëhen mollët tona, nuk vjen askush të na shohë. 300 kg mollë kam bërë dhe s’kam ku t’i shes! Me 2 mijë lekë të vjetra na e kërkojnë arkën në Tiranë. Si do të jetoj unë?!
Basha ka reaguar pas kësaj revolte: “Atëherë, merri mollët me vete në protestë dhe t’ia hedhim në surrat atij!, i tha.