Tregu privat i sigurisë në Shqipëri është i deformuar për shkak se tenderat nuk shkojnë për kompanitë më të mira, por shpesh fitohen me padrejtësi. Kjo problematikë e evidentuar në studimin e bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është edhe arsyeja e rasteve të shumta ku kompanitë siguruese kanë rënë pre e grabitjeve. Studiuesi Arjan Dyrmishi shpjegon se aktualisht në treg janë mbi 10 mijë punonjës sigurie dhe 250 kompani. Dyrmishi thekson se duhet pasur më shumë kontroll nga institucionet kompetente për të siguruar shërbim cilësor. Sipas studimit të prezantuar, klientët e Shoqërive të Ruajtjes së Sigurisë Fizike raportojnë çmime të larta dhe cilësi të ulët shërbimi, vonesa të mëdha të ndërhyrjes së shpejtë në rast incidentesh dhe besueshmëri të ulët.
Kryesore
Continue to the categoryBasha i bashkohet takimit të kandidatit Fatos Brahja me banorët e...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten, iu bashkua këtë mbrëmje kandidatit të koalicionit, Fatos Brahja, dhe banorëve të Saukut.
Gjatë...