“Trekëndëshi i Bermundës s’e do reformën” Basha: Ku u zhduk Berisha të enjten, pse nuk votoi kundër zgjatjes së Vettingut

Ka një interes esencial të Trekëndëshit të Bermudës, që reforma në drejtësi të mos funksionojë. Një nga këta më të më interesuar është Edi Rama, i cili dëshiron që ONM-ja të mos ekzistonte. Pra, nuk do shumë mend për të kuptuar me gjithë këtë gjendje të një situate politike që është më keq se Kolumbia në ditët e saj më të zeza. Ne po denoncojmë në interesin të opinionit publik, sesa të një drejtësise që ëshhtë nënn kontrollin e Edi Ramës. Një nga ministrat është në burg, dy nga prestanomet janë në kërkim. Thirja që i bëra SPAK-ut është që të mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës, por çojani prangat në Ministri, mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, por vijani prangat në zyrë. Do të keni në krah jo vetëm PD-në por edhe socialistët. Me këtë aferë është zbuluar pisllëku më i madh, që po zhvat shqiptarët, jo vetëm për bukën e gojës, por edhe të ardhmen, e tyre. Të tjerat janë mashtrime dhe gënjeshtra të cilat nuk dua t’u futem më thellë, ata e kanë votuar vettingun, ne kemi kërkuar që të zgjasim afatin e vettingut. Ua shpjegoj fare thjeshtë, merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vettingun dhe deri te mos votimi kundër i Sali berishës, pse nuk votuan kundër të enjten. Ku u zhdukën? 

Exit mobile version