“Tribalizmi politik në Shqipëri do të marrë fund”, Basha: Kultura e re politike është edhe fundi i tranzicionit

Gjatë intervistës së tij me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se kultura e re politike që PD-ja do sjellë në shoqërinë shqiptare, do shënojë fundin e tranzicionit.

“Përballë kësaj ka një kulturë të re politike dhe jo më kot sulmet ndaj meje nuk reshtin, sepse suksesi i kësaj politike të re është edhe fundi i tranzicionit dhe fillimi i normalizimit në Shqipëri. Ajo që pretendoj unë dhe bashkëpunëtorët e mi me Partinë Demokratike, është sjellim një fytyrë normale, një fytyrë njerëzore të politikës” – u shpreh Basha.

Basha: Politika e mitit, politika e tifozerisë pa u bazuar në një analizë personale. Për shumë nga këta njerëz, për fat të keq këtë e kanë transmetuar edhe tek elektorati. Nuk ka nevojë të kesh mend e tua, nuk ka nevojë të kesh kokën tënde mbi supe, mjafton të shfaqësh një luajalitet tëndin pothuajse tribal ndaj liderit, të sigurosh një vend mundësisht në listën e deputetëve dhe në këtë mënyrë është krijuar tribalizmi politik në Shqipëri në të dyja krahët e politikës. Kundër kësaj qëndrojmë ne, kundër kësaj faktikisht kam qëndruar jo pa dështimet e mia, edhe gjatë kohës që kam pasur përgjegjësi  qeverisëse në vend dhe kjo në fakt më ka distancuar edhe nga kolegët e tjerë në Partinë Demokratike. Në fakt kjo është edhe tipari kryesor që na diferencon nga të gjithë faktorët e tjerë qoftë nga PS, qoftë nga faktorët e tjerë që i thonë vetes opozitë sot. Këta në një farë mënyre janë në të njëjtin ekosistem, pra, ndajnë të njëjtën mënyrë të të bërit të gjërave, të komunikimit publik, të fshehjes të së vërtetës, dhe të një bilanci tërrësisht të dështuar. Përballë kësaj ka një kulturë të re politike dhe jo më kot sulmet ndaj meje nuk reshtin, sepse suksesi i kësaj politike të re është edhe fundi i tranzicionit dhe fillimi i normalizimit në Shqipëri. Ajo që pretendoj unë dhe bashkëpunëtorët e mi me Partinë Demokratike, është sjellim një fytyrë normale, një fytyrë njerëzore të politikës.

 

Exit mobile version