Që në fillim të seancës së sotme Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, sipas një plani të paralajmëruar, nisën rrëmujat dhe bllokimin e punimeve.
Pasi replikonin ashpër me Lindita Nikolën, ata tentuan të mos lejonin të flisnin as dy gra deputete duke ju qëndruar te koka.
Pas sherrit të deputetit të PD Nallbati me deputetin socialist Sinaj, në rifillimin e seancës pati edhe një episod i cili i nxori keq “të egrit” Bardhi dhe Ndoka me gratë deputete.
Por ndryshe ndodhi me një deputet socialist.
Ndërsa fliste deputeti Florenc Spaho, askush nuk guxoi të afrohej.
Madje Flamur Noka u pa duke i qeshur.