“Trimërohet” dr.Ulsiu, ja si iu sulet gazetarëve nga frika se po i përgjonin telefonin “Baba Takut”

Një incident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, teksa Ulsi Manja, kryetari i komisionit ka nxjerrë jashtë përfaqësuesit e mediave, gazetarët dhe operatorët.
Manja mësohet se ka pasur një gjuhë fyese në drejtim të operatorëve, dhe për këtë janë sensibilizuar dhe gazetarët që mbulonin punimet e këtij komisioni.
Me ironi gazetarja Ambrozia Meta, që ka postuar dhe foton nga ambientet e korridorit të Kuvendit, shprehet se doktor Manja po vazhdon mbledhjen pa asnjë kamerë.
“Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja, nderpreu mbledhjen e Komisionit ku po diskutohej buxheti i nje sere Institucionesh, pasi nje gazetare po filmonte celularin e nje deputeti.
Dr. Manja, urdheroi operatoret te dalin dhe te filmojne ne fund te salles, duke ofenduar punen e kolegeve tane qe rrine ore te tera ne kembe, per te pasqyruar punen e tij dhe te kolegeve te mazhorances.
Operatoret nuk hyne me ne sallen e Komisionit te Ligjeve ne shenje proteste. As ne. Tani doktori vazhdon mbledhjen, pa asnje kamer. Shpresoj qe te pakten dikush ti beje nje videoklip dhe t’ ja shperndaje ne Facebook, se kishte veshur dhe kostum te ri, sot”, shkruan gazetarja e Fax News Ambrozia Meta.

auto Screenshot 11541672694

Exit mobile version