Tritol lokalit të njeriut që nxori nga burgu Dako

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në një lokal në Porto Romano, që i përket një ish-punonjësi të Bashkisë së Durrësit. Burime nga policia lokale bënë të ditur se, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së martës. Sipas policisë, rreth 200 gram tritol i vendosur në derën e lokalit që ndodhet në katin e parë të ndërtesës tre katëshe të shtetasit Fetah Mataj, 35 vjeç ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mataj kishte ndërtuar një objekt 3-katësh, ku katin e 2 dhe 3 i përdorte për banim dhe katin e parë për lokal.
Fetah Mataj kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa rezulton të jetë liruar pas garancisë së dhënë nga Bashkia e drejtuar nga Vangjush Dako. 35-vjeçari raportohet të ketë qenë kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës dhe njihet si aktivist i Partisë Socialiste.
Mataj ka qenë disa herë i dënuar dhe konsiderohet person problematik për Policinë e Durrësit. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.
Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la i lirë, ndërsa hetimet vijuan për rolin e tij në demonstratën e përgjakur.

5 vjet burg për gjobëvënie

35-vjeçari Fetah Mataj ka qenë punonjës i Bashkisë së Durrësit në Parkun e Autobusëve, ndërsa u arrestua nga policia në gusht të vitit 2014. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë për gjobëvënie (shtrëngim me anë të kanosjes).
Mataj u ndalua edhe më 26 qershor 2011 për tri gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë. Ish-kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste akuzohej se kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.
Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29-vjeçari Mataj (në vitin 2011 Mataj ishte 29 vjeç) nëse nuk i jepte shumën e kërkuar. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Mataj, pjesë e 21 janarit

Fetah Mataj rezulton si një ndër personat që ushtruan dhunë ndaj forcave të policisë në protestat e 21 janarit. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.
“Policia arrestoi të kërkuarin Feta (Fetah) Mataj, 32 vjeç, nga Durrësi, ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobuzëve, me precedentë të mëparshëm. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar”, thuhej në njoftimin e policisë.
Mataj u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë. Ish-kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste akuzohej se kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.
Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29-vjeçari Mataj (në vitin 2011, Mataj ishte 29 vjeç), nëse nuk i jepte shumën e kërkuar.
Fetah Mataj njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit. Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA: Protesta e së shtunës do të jetë e madhe
Artikulli tjetërRudin Sata, tenori i Himnit Kombëtar te Çadra e Lirisë