Tritol në Lezhë, hidhet në erë shtëpia e emigrantit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Albert Hasani, emigrant në Belgjikë.
Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Hasanit, që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek fqinjët e banorët e fshatit Zejmen.
Mister motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia e Lezhës po heton për identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, një aksident më një të vdekur ka ndodhur sot në Martanesh. Burime policore bëjnë me dije se shtetasi M.B i cili po udhëtonte me mjetin Land Rover ka humbur kontrollin e këtij të fundit duke përfunduar në humnerë.
Përplasja e fortë i ka kushtuar jetën pasagjerit A.L 60 vjeç. Ndërkohë drejtuesi M.B 22 vjeç është në gjendje të rëndë dhe po transportohet me helikopter për në Tiranë.

tritol pallat

Exit mobile version