Tritol në makinë, shpëton shoferi dhe pasagjeri

Një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë ditën e djeshme në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës. Këtë e kanë konstatuar vetë personat që udhëtonin me automjetin tip “Benz 190”, me targë AA 339 LZ, nga Tirana në drejtim të Pukës. Në momentin kur u është dashur të kontrollojnë bagazhin e makinës, dy personat kanë parë pakon e dyshimtë, dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe nga hetimet paraprake dyshohet se në pako është vendosur lëndë shpërthyese. Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse. Teksa ekspertët u larguan për një moment nga makina për të marrë pajisje të tjera, lënda plasëse, e llojit tritol, ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar.
Njëri nga dy personat që udhëtonin me automjetin tip “Benz” thotë se shkak për ndalimin e tyre u bë llamba e vajit. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në garazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar dhe njoftuam policinë’, thotë ai.
I riu rrëfen momentin para shpërthimit
“Ditëgjati nuk bëhet kurrë ditëshkurtër”. Kjo shprehje i përshtatet më së miri ngjarjes së ndodhur pasditen edjesh në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës, ku dy persona që udhëtonin me makinën e tyre nga Tirana në drejtim të Pukës, i kanë shpëtuar për mrekulli një shpërthimi.
Ka qenë pikërisht sinjali që u ka dhënë llamba e vajit, momenti fatsjellës për ta. Duke mos injoruar sinjalin e dhënë nga llamba, ata ndaluan makinën për të hedhur vajin. Por teksa po vendosnin në bagazhin e mjetit bidonin me pjesën e mbetur të vajit, kanë parë aty një pako të dyshimtë.
Këtë e ka rrëfyer, Klodiani, njëri nga dy personat që po udhëtonin drejt Pukës me makinën ku ishte vendosur lënda shpërthyese. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në bagazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar dhe njoftuam policinë”, thotë ai.
Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse.
“Ekspertët xhenier janë përpjekur që ta lëviznin pakon nga bagazhi i makinës dhe ta vendosnin në tokë që të kryenin demontimin e saj, por ishte shumë e vështirë, pothuajse e pamundur si lëvizje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse aty ku ishte i vendosur dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e pasme e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version