Tritoli në HEC-in e Gjegjanit, Berisha: Goditje fatale për investitorët e huaj

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për ngajrjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Pukë ku u hodh në erë me tritol hidrocentrali në Gjegjan. Në një mesazh në Facebook, Berisha shkruan se, për investitorët e huaj Shqipëria e Edvin Shullazit është Tritolistan!
“Të dashur miq, sot, në një akt terrorist të vërtetë, më të rëndin në historinë e vendit, kriminelë të vërtetë, pasi lidhën rojen e hidrocentralit në Gjegjan, hodhën në erë me sasi të madhe tritoli ndërtesën dhe turbinat e tij. Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se, administratori i kompanisë informon se, ai ka fituar dhe gjyqin me vendorët për çështjen e marrjes së ujit. Ky është një akt kriminal i pashembullt në historinë e ketij vendi, një goditje fatale për investimet dhe investitorët e huaj. Me këtë akt, Shqipëria e Edvin Shullazit paraqitet para tyre dhe mbarë botës së biznesit, si vendi më i rrezikshëm për investimet e huaja apo si Tritolistan! Sb”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakFaqja e parë
Artikulli tjetërNjë kockë për “aktivistin” që luante teatër me mbrojtjen e Parkut