Tritoli trondit Burrelin, hidhet në erë një makinë

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel. Sipas burimeve, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë thyer edhe xhamat e banesave pranë objektit si dhe janë dëmtuar 2 automjete. Pas ngjarjes policia e Burrelit ka dhënë informacionet paraprake lidhur me shpërthimin. Policia bëri të ditur se tritoli i është vendosur një makine që ndodhej në hyrje të qytetit të Burrelit.
“Rreth orës 21:00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakAfera CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj
Artikulli tjetërArrestohet nipi i ish-deputetit të PS, plagosi me armë në zgjedhje