Triumfi i Milanit në Superkupën e Italisë, shikoni momentin kur Kalabria dhe Menja ngrenë lartë trofeun

Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, duke rrëmbyer trofeun e Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan me përmbysje, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Teo Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisiç të barazonte shifrat në minutën e 80-të. Golin e fitores e shënoi Tami Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

Nisje fantastike për trajnerin Sergio Konsesao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar, i cili u ngrit lartë në qiellin e Riadit nga Kalabrai dhe portieri Menja.

Artikulli paraprakÇaj frutash që lehtëson shpejt dhimbjet e kokës, ja si ta përgatisni
Artikulli tjetërNga një fanar shprese tek akuzat për mosmbajtje të premtimeve, ngritja dhe rënia e Justin Trudeau! Presionet në rritje që sollën dorëheqjen e tij