Tronditen tregjet europiane, ndërsa luhatshmëria globale thellohet! Aksionet e naftës dhe gazit bien me 3.9%

Të dhënat ekonomike, më të dobëta se sa pritej nga SHBA-ja, kanë nxitur spekulimet se ekonomia e saj po ngadalësohet.

 

Raport i së premtes në SHBA, që tregon se punësimet u ngadalësuan muajin e kaluar me shumë më tepër se pritshmëritë, ka tronditur tregjet financiare.

Rënia e mprehtë e së premtes në çmimet e aksioneve në SHBA, pasoi të dhënat e dobëta të vendeve të punës.

Në korrik, punëdhënësit amerikanë shtuan 114,000 vende të pune, shumë më pak se sa pritej, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit nga 4.1% në 4.3%.

Luhatjet nisën vetëm disa ditë pasi indekset e aksioneve të SHBA-së patën ditën e tyre më të mirë në muajt e fundit, pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, krijoi terrenin për uljet e mundshme të normave të interesit në shtator.

Por, pas raportit të punës të së premtes, po rriten shqetësimet se Fed mund të ketë mbajtur normën kryesore të interesit në një nivel të lartë prej dy dekadash për një kohë të gjatë, duke rritur rreziqet e një recesioni në ekonominë më të madhe në botë.

Firma e investitorit veteran amerikan Ëarren Buffett, Berkshire Hathaway, zbuloi se kishte shitur rreth gjysmën e aksioneve të saj në gjigantin e teknologjisë amerikane Apple.

Dow Jones Industrial Average gjithashtu ra me 1.5% të premten dhe S&P 500 u mbyll 1.8% më ulët.

Aksionet europiane ranë ndjeshëm në fillim të seancës së së hënës, ndërsa paqëndrueshmëria globale vazhdon, mes shqetësimeve për një recesion të afërt të SHBA.

Indeksi rajonal Stoxx 600 rajonal ishte 2.66% më i ulët sot, me të gjithë sektorët dhe bursat kryesore rajonale, që tregtojnë më ulët. Aksionet e kompanive teknologjikë ranë deri në 5%, përpara se të zvogëlonin humbjet paksa, në 3.5%. Aksionet e naftës dhe gazit gjithashtu ranë 3.94%, ndërsa të sektorit bankar rezultuan 3.62% më ulët.

Fillimi më i ulët për tregjet kryesore europiane vjen në mes të paqëndrueshmërisë më të gjerë globale.

VIX, matës i paqëndrueshmërisë së pritshme të tregut, u ngrit në 41.65, niveli i tij më i lartë që nga tetori 2020, ndërsa shqetësimet për recesion u rritën. I ashtuquajturi matës i frikës, u pa për herë të fundit me 72% kundrejt 23.5 në fund të javës së kaluar, sipas të dhënave të LSEG.

Tregjet e Azi-Paqësorit gjithashtu vazhduan shitjet brenda natës. Nikkei 225 në Japoni ra me 12.4%, duke shënuar ditën e tij më të keqe, që nga viti 1987. Topix gjithashtu pati rënie 12.23%, ndërsa shtëpitë tregtare me peshë si Mitsubishi, Mitsui dhe Co, Sumitomo dhe Marubeni ranë me mbi 14%.

Jeni, ndërkohë, u rrit në nivelin më të lartë kundrejt dollarit, që nga janari dhe tregëtohet me 143.55.

Tregjet e aksioneve në Tajvan, Korenë e Jugut, Indi, Australi, Hong Kong dhe Shangai ranë të gjitha./ Monitor

Exit mobile version