Tronditet Dortmund, Gotze me probleme shëndetësore

Më 2014 Mario Goetze ishte heroi i Gjermanisë falë golit në finalen me Argjentinën. 24-vjeçari megjithatë në karrierën e tij ka patur shumë ulje-ngritje, me një seri dëmtimesh që e kanë detyruar të qëndrojë shpeshherë jashtë fushave të lojës. Por pas dëmtimeve të shpeshta duket se fshihet një problem më serioz për sulmuesin e Dortmundit dhe kombëtares së Gjermanisë. Drejtori i Përgjithshëm i verdhezinjve ka bërë të ditur se lojtari është i sëmurë, por pa dhënë shumë detaje mbi sëmundjen e tij.
Një lajm që ka tronditur Gjermaninë. Futbollisti në dy javët e fundit ka munguar në ndeshjet e Dortmund dhe reagimi gjithashtu i Watzkes ka bërë “Bild” të hetojë. Sipas asaj që raporton e përjavshmja gjermane, Goetze vuan nga një problem metabolik, që ka të bëjë me pamundësinë e organizmit të tij për të djegur siç duhet yndyrnat. Sipas “Bild” problemi qëndron te muskujt, të cilët nuk arrijnë të marrin energjinë e nevojshme nga organizimi pikërisht si pasojë e problemit me djegien e yndyrnave. Sipas një mjeku të specializuar këto lloj shqetësimesh mund të çojnë dhe në një rritje të rruazave të kuqe në gjak. Aktualisht raportohet se Goetze kryen vizita të shpeshta në spital, diçka që është mbajtur e fshehtë nga Borusia e Dortmundit, deri në momentin kur Watzke bëri publik faktin që lojtari vuan nga një sëmundje e rëndë.

Artikulli paraprakLeicester fiton pa Ranierin, mposht Liverpool
Artikulli tjetër2 muaj kohë Piolit