Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur këtë mbrëmje qytetin e Tepelenës. Sipas burimeve, viktimë e një atentati ka mbetur shtetasi Çajup Selimi, 54 vjeç.
Çajup Selimi u qëllua në qendër të qytetit përballë pallatit të tij në rrethana ende të paqarta. Syri Tv ka siguruar edhe foton e viktimës së këtij atentati, që i shtohet vargut të gjatë të të ekzekutuarve një muaj pas zgjedhjeve.
Mësohet se Çajup Selimi, pronar i një biznesi në Tepelenë është ka qenë në shënjestër të sulmit edhe tre vjet më parë, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës.