Tronditet Liverpul, pas Firminos, edhe Salah do të mungojë kundër Barcelonës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Mohamed Salah do të mungojë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës të martën mbrëma në Anfield.
Salah do të jetë mungesa e dytë e madhe e të kuqve në këtë përballje, pasi dje u konfirmuar se as Roberto Firmino nuk do të luajë të martën në Anfield si pasojë e lëndimit, transmeton Gazeta Express.
Jurgen Klopp këmbëngul se sezoni i Liverpoolit ka qenë shumë i suksesshëm, pavarësisht se a fiton trofe apo jo në fund të një fushate të jashtëzakonshme.
Kampioni i Premierligës do të vendoset në ditën e fundit të sezonit, edhe pse Manchester City do të zgjohet të dielën me një pikë epërsi ndaj Liverpoolit nëse e mposht sonte Leicester Cityn në ndeshjen e parafundit të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Jurgen Kloppit tashmë e ka arritur shifrën e 94 pikëve, të cilat mund të mos mjaftojnë për t’ia fituar titullin e parë që prej vitit 1990. Mundësitë e të kuqve për ta arritur finalen e Ligës së Kampionëve janë shumë të vogla po ashtu, pasi e humben 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës në Camp Nou.
Megjithatë, sipas trajnerit gjerman, skuadra e tij ka pasur një sezon të suksesshëm, edhe nëse e mbyll pa asnjë trofe.
“Shumë përkrahës të klubeve të tjera do të jenë të lumtur nëse ne dështojmë. Ata ende janë prapa neve në tabelë, përveç Manchester City. Gjithçka është në rregull, vërtet”, tha Klopp.
“Çfarëdo që ndodh, do të jetë një sezon shumë, shumë i suksesshëm dhe jam i sigurt se të gjithë përkrahësit tanë mendojnë kështu”, shtoi ai.

Exit mobile version