Trump do të heqë dorë nga bizneset e tij

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se do të largohet nga bizneset e tij “në tërësi” që të fokusohet për të udhëhequr shtetin.
“Do e mbaj një konferencë të madhe në qytetin e New Yorkut me fëmijët e mi më 15 dhjetor për të diskutuar faktin që unë do të largohem në tërësi nga biznesi im i madh me qëllim që të përqendrohem në udhëheqjen e shtetit me qëllim që ta bëj Amerikën e mrekullueshme sërish!”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Twitter më 30 nëntor.
“Për këtë arsye, janë duke u hartuar dokumentet ligjore që më largojnë në tërësi nga operacionet biznesore”, ka shtuar ai.

Artikulli paraprakTrump: Dënime për ata që djegin flamurin amerikan
Artikulli tjetërPërse Mitt Romney ndryshoi qëndrimin ndaj Trumpit?