Trump e zgjodhi në krye të CIA-s, mediat serbe publikojnë foton e Ratcliffe: Skandal!

Donald Trump, Presidenti i porsazgjedhur në SHBA, njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.

Emri i tij duket se nuk u ka pëlqyer disa mediave serbe, teksa kanë rikthyer sot një foto të disa kohëve më parë, kur John Ratcliffe bënte shqiponjën dykrenore me duar.

Ata e cilësojnë skandaloze këtë foto, ndërsa shtojnë: Në një fotografi të një periudhe më të hershme, John Ratcliffe ka treguar me duar “Shqiponjën shqiptare”, simbol i Shqipërisë së Madhe dhe duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të vendeve në Ballkan.

“Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë dhe foli si i ftuar special në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në SHBA”, të mbajtur në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan”, shkruan “Informer”.

Artikulli paraprakNuk ka dritë në fund të tunelit për fermerët/ Denaj nuk jep afate se kur zhbllokohen fondet e IPARD
Artikulli tjetërManual se si degradojnë komisionet hetimore parlamentare