Trump emëron Ben Carson si kreun e Departamentit të Strehimit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka emëruar ish-neurokirurgun Ben Carson për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.
Zoti Carson ishte një ndër rivalët e tij kryesorë në betejën për të marrë emërimin e Partisë Republikane gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake.
Zoti Carson u largua nga gara në muajin mars dhe pas kësaj mbështeti zotin Trump.
Presidenti i zgjedhur vazhdon punën për të ndërtuar kabinetin e ri, i cili duhet të miratohet nga Senati, ku republikanët do të kenë shumicën.
Ai ende nuk ka emëruar një sekretar Shteti dhe kërkimi i kandidatit për këtë post është zgjeruar. Takimet e zotit Trump me katër kandidatët kryesorë nuk kanë rezultuar në një vendim.

Artikulli paraprakRusia kritikon reagimet ndaj sulmit në spitalin e Alepos
Artikulli tjetërBernard Cazeneuve, emërohet kryeministër i Francës