Trump flet për situatën në Gaza: Shumë njerëz po vdesin nga uria, duhet ta rregullojmë këtë!

Presidenti i SHBA-ve,Donald Trump, u zotua të “rregullojë” situatën në Rripin e Gazës , ku njerëzit “po vdesin urie”, tha ai, ndërsa shërbimi i mbrojtjes civile i enklavës palestineze raportoi sot më shumë se 50 vdekje nga bombardimet izraelite.

 

“Ne kujdesemi për Gazën. Duhet të zgjidhet, shumë njerëz po vdesin urie, po ndodhin shumë gjëra të këqija”, u tha Trump gazetarëve gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndalesa e fundit e turit të tij në vendet e Gjirit.

Për më tepër, organizata kryesore e të afërmve të pengjeve izraelite të mbajtura në Rripin e Gazës i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mos e humbasë “një mundësi historike” për lirimin e tyre.

Forumi i Familjeve të Pengjeve madje i bëri thirrje Netanyahut “të bashkojë përpjekjet e tij me ato të Presidentit Trump” me qëllim lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gaza.

Pas më shumë se 100 vdekjeve dje të enjten, mbrojtja civile e Gazës tha sot se të paktën 56 persona u vranë “në bombardimet izraelite të shtëpive pas mesnatës”, ndërsa shtoi se kërkimet në rrënoja po vazhdojnë.

E pyetur nga AFP , ushtria izraelite nuk komentoi mbi këto sulme.

Në Rripin verior të Gazës, 30 trupa janë transferuar në spitalin indonezian në Beit Lahia , tha një mjek që dëshironte të mbetej anonim. Ndërkohë, pesë trupa dhe “më shumë se 75 persona të plagosur” janë transferuar në Spitalin al-Awda në Jabalia , sipas drejtorit të përkohshëm, Mohammed Saleh.

Imazhet e transmetuara nga AFP nga spitali indonezian tregojnë palestinezë, përfshirë fëmijë që kanë humbur nënat e tyre, duke qarë mbi trupat e të afërmve të tyre dhe të plagosurit që marrin kujdes edhe në dysheme, ndërsa dëgjohen britma dhe të qara.

“Ne po flinim kur papritmas gjithçka shpërtheu përreth nesh (…) kishte gjak kudo. Nuk e dinim kush ishte i vdekur dhe kush ishte gjallë”, tha Umm Mohammed al-Tatari, 57 vjeç, nga zona Tell al-Za’atar.

Në Beit Lahia, Said Hamouda , 41 vjeç, tha se ishte dëshmitar i një “skene të papërshkrueshme, sikur të kishte ardhur fundi i botës”. “Ata shënjestruan shtëpi plot me civilë që flinin.”

Exit mobile version