Trump, Guaido do të bashkëpunojnë për të rivendosur demokracinë në Venezuelë

Presidenti amerikan DonaldTrump përforcoi “mbështetjen e tij të fortë” përpërpjekjet për të rivendosur demokracinë në Venezuelë gjatë një bisede të mërkurënme presidentin e vetëshpallur të përkohshëm Juan Guaido, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Sekretarja e Shtypit Sarah Sanders tha se zoti Trump dhe Juan Guaido u angazhuangjithashtu për të patur “komunikim të rregullt me qëllimin për të mbështeturVenezuelës në rrugën drejt stabilitetit si dhe për të rindërtuar marrëdhëniet mes dyvendeve”.
Më herët Presidenti Donald Trump tha se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, zgjedhja e të cilit kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, është i gatshëm tënegociojë me kundërshtarët e tij për të zgjidhur krizën politike në vend. Por zotiTrump paralajmëroi amerikanët të mos udhëtojnë drejt Venezuelës “deri në njënjoftim tjetër”.
Në një postim në Twitter të mërkurën në mëngjes zoti Trump iu referua ofertës sëMaduros për të mbajtur bisedime me forcat opozitare të vendit dhe zgjedhje tëparakohshme. Ai shtoi se kërcënimi i sanksioneve amerikane, që përfshin prerjen e të ardhurave nga nafta për Venezuelën, kontribuoi sipas tij në qëndrimin e zbutur nëdukje të Maduro-s.
Nicolas Maduro e bëri ofertën të mërkurën herët në mëngjes gjatë një interviste me agjencinë ruse të lajmeve “RIA”.

Ai tha se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve “për të mirën e Venezuelës”. Por sipas tij nuk do të ketë zgjedhje të rejapresidenciale deri në vitin 2025, duke hedhur poshtë kërkesën e udhëheqësit tëopozitës Juan Guaido, që është president i Asamblesë Kombëtare, e cila kontrollohetprej opozitës.
Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit javën e kaluar pasiAsambleja shpalli presidencën e Maduro-s si të paligjshme, duke argumentuar se rizgjedhja e tij në maj të 2018-s nuk ishte e drejtë, në kushtet kur shumica e kandidatëve të opozitës ose u penguan të konkurojnë ose e bojkotuan garën. Shtetete Bashkuara njohin Juan Guaido-n si udhëheqës të përkohshëm të vendit.
Gjatë postimit në twitter Presidenti Trump vuri në dukje gjithashtu se Juan Guaido”është vënë nën shënjestër nga Gjykata e Lartë e Venezuelës”, duke iu referuar njëkërkese nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Tarek William Saab, për të parandaluarJuan Guaido-n të largohet nga vendi si dhe për bllokimin e llogarive të tij financiare.Tarek William Saab njoftoi të martën se po nis një hetim penal mbi aktivitetet e JuanGuaidos kundër qeverisë socialiste të Presidentit Maduro, për shkak të trazirave qëpasuan vetëshpalljen e tij si president i vendit.
Në një postim të Twitter të martën këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare JohnBolton paralajmëroi Tarek William Saab-in se kërkesa e tij për të mos lejuar JuanGuaido-n të largohet nga Venezuela, mund të ketë “pasoja të rënda”.

Exit mobile version