Trump: Kina e shkaktoi pandeminë! Ne donim që të shkonim, ata nuk e donin këtë

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se pandemia e koronavirusit që ka pushtuar të gjithë botën është rezultat i një “gabimi të tmerrshëm” të bërë nga Kina.

Presidenti vazhdoi të drejtonte gishtin nga Kina të dielën gjatë një bisede të mbajtur me gazetarët e Fox News. Edhe një herë tjetër, Trump deklaroi se Kina u bë shkak për pandeminë dhe më pas u mundua që të mbulonte.

Kur u pyet se nëse ekzistojnë evidenca të mjaftueshme për të vërtetuar se Kina është shkaktare për Covid-19, presidenti u shpreh se kishte.

Trump deklaroi:

“Epo, nuk besoj se ka nevojë ta diskutojmë. Ne donim që të shkonim, ata nuk e donin këtë. Po dalin në pah gjëra që janë shumë bindëse. Nuk besoj se ka nevojë për pyetje. Personalisht, unë mendoj se ata bënë një gabim të tmerrshëm dhe nuk deshën që ta pranonin.”

Komentet e presidentit amerikan bëhen në një kohë kur Homeland Security publikoi një raport sipas të cilit zyrtarët amerikanë besojnë se Kina ‘fshehu qëllimisht’ ashpërsinë ‘e pandemisë në fillim të janarit dhe mbajti furnizime mjekësore.

Raporti prej katër faqesh i datës 1 maj që është marrë nga Associated Press vë në dukje se Kina minimizoi virusin publikisht, por rriti importet dhe uli eksportet e furnizimeve mjekësore.

 

Exit mobile version