Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum duket se kundërshton pretendimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump se të dy kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar migrimin në kufirin amerikan.
Pas një telefonate të mërkurën me presidenten Claudia Sheinbaum Pardo, Trump shkroi në një postim në rrjetin e tij social “Truth”: “Ajo ka rënë dakord të ndalojë migrimin nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, duke mbyllur efektivisht kufirin tonë jugor”.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo, e cila deklaron se nuk ka plan për mbylljen e kufirit me Shtetet e Bashkuara.
“Në bisedën me Trump shpjegova strategjinë e Meksikës për të trajtuar fenomenin e migrimit duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne ritheksojmë se qëndrimi i Meksikës nuk është të mbyllë kufijtë, por të ndërtojë një urë midis qeverive dhe popujve,” tha ai.
Të hënën, Trump alarmoi partnerët tregtarë të SHBA-së ndërsa u zotua me marrjen e detyrës në janar për të vendosur një tarifë të përgjithshme prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë prej 10% për Kinën.