Trump premton se do të publikojë të gjitha dokumentet për vrasjen e Kennedy

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president, Donald Trump ka premtuar se, nëse zgjidhet, do të formojë një komision të pavarur presidencial, të cilit do t’i kërkojë publikimin e të gjitha dokumenteve të mbetura në lidhje me vrasjen e ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Trump e tha këtë në një tubim të fushatës në Arizona, ku u shfaq së bashku me Robert F. Kennedy Jr, shkruan skynews.

“Komisioni do të kryejë gjithashtu një analizë rigoroze të sulmeve të muajit të kaluar”, tha 78-vjeçari, duke iu referuar sulmit ndaj tij në një tubim në Pensilvani.

Deklarata e Trumpit erdhi menjëherë pasi kandidati i pavarur Robert Kennedy Jr. njoftoi se do të pezullonte fushatën dhe do të mbështeste kandidatin presidencial republikan.

Trump i tha CNN se ai “ndoshta” do t’i jepte Kennedy Jr një pozicion në administratën që do ta krijonte nëse ai tërhiqej nga gara presidenciale dhe merrte mbështetjen e tij.

Ndryshe, familja Kennedy ka reaguar duke njoftuar se mbështet kandidaten demokrate për presidente, Kamal Harris.

Exit mobile version