Presidenca e Donald Trump do të jetë shumë e ndryshme nga ajo e Barack Obamës në shumë drejtime. Një ndryshim shumë i dukshëm do të ndodhë shumë shpejt në Zyrën Ovale.
Sipas shumë amerikanëve presidenti i sapo zgjedhur është një person që ka klas dhe respekt. Trump ka kërkuar rikthimin e bustit të Winston Churchill, të cilin Obama e ktheu mbrapsht në Angli, kur ai u ndie se imazhi i liderit të shquar krijonte shumë rrëmujë në Zyrën Ovale.
Obama vendosi një bust të Martin Luther King Jr. në vend të atij të Winston Churchill. Në fakt, Zyra Ovale ka shumë hapësirë dhe sigurisht që ka vend të mjaftueshëm për të mbajtur dhuratën nga aleatët e ngushtë të Amerikës në NATO dhe gjithashtu edhe bustin që nderon liderin e vrarë të të Drejtave Civile. Megjithatë, ka më shumë pas historisë së heqjes së bustit të Winston Churchill se sa thjesht arsyeja e hapësirës.
Shumë persona, duke futur edhe ministrin e Jashtëm britanik Boris Johnson, mendojnë se Obama ka një urrejtje të rrënjosur ndaj imperializmit amerikan dhe britanik dhe në veçanti ndaj liderëve dhe veprimeve që i përkasin viteve të para të shekullit 20.
Johnson ka thënë, siç raportohet në gazetën “Telegraph” se Presidenti, gjysëm kenian, Obama e ka hequr me qëllim bustin e Winston Churchill nga Zyra Ovale si rrjedhim i “mospëlqimit të tij të trashëguar për Perandorinë britanike. Churchill ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore 1940-1945 dhe më pas sërish nga 1951-1955.
Busti i Winston Churchill i është dhuruar Presidentit George W. Bush në vitin 2001 nga kryeministri Tony Blair pas sulmeve të 11 shtatorit. Sipas “Daily Wire”, gjatë një takimi të fundit në New York me z.Johnson, presidenti i zgjedhur dhe këshilltari i tij që është edhe dhëndërri i tij, së bashku me Steve Bannon, kërkuan rikthimin e bustit në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët e Londrës ishin shumë të lumtur që të plotësonin këtë kërkesë të Presidentit të zgjedhur Trump. “Kryeministrja është shumë e gëzuar që t’i japë bustin Shtëpisë së Bardhë, dhe do të ishte shumë e kënaqur ta shihte atë gjatë vizitës që do të kryejë në pranverë”, mësohet të ketë thënë një zëdhënës i kryeministres Theresa May.
Lideri i Brexit, Nigel Farage, mendohet të ketë diskutuar me Donald Trum rreth bustit, sigurisht mes shumë gjërave të tjera gjatë takimit që patën në nëntor. Farage, udhëheqësi i Partisë për Pavarësi, shkroi në adresën e tij në Tweeter pas takimit: “Ndjehem veçanërisht i nderuar nga përgjigja shumë pozitive e Donald Trump që busti i Winston Churchill të kthehet sërish në Zyrën Ovale”.
Barack Obama e kthehu në praktikë pune ofendimin e aleatëve të Amerikës gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Trajtimi i tij me një mungesë të theksuar respekti ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti kulmin gjatë një votimi të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ai urdhëroi ambasadorin amerikan në OKB që të abstenojë në një votim që sulmonte të vetmin mik të vërtetë të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Obama e urrente konceptin e njëshit për Amerikën, por Donald Trump e ka përqafuar atë. Në pak ditë një patriot i vërtetë do të hyjë në Zyrën Ovale sërish dhe ai do t’i buzëqeshë bustit të Winston Churchill, kur ai të nisë punën për ta bërë Amerikën të madhe sërish.
Angrypatriotmovement