Trump shkarkon kryelobistin e Ramës në Shtëpinë e Bardhë

“Njeri i papërshtatshëm për të menaxhuar kontaktet me Shtëpinë e Bardhë”. Ky ka qenë motivacioni i shkarkimit të George Gigicos , zëvendës asistenti I Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Faktor.al bën të ditur se tre ditë pas marrëveshjes së 18 majit Rama – Basha në Tiranë, kryelobisti i kryeministrit Edi Rama në Uashington, Brian Ballard, nëpërmjet asistentit të tij, Sylvester Lykis, ka kontatuar më datë 22 maj 2017 për llogari të kryeministrit Rama zëvendës asistentin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, George Gigicos për të vlerësuar marrëdhëniet shqiptaro – amerikane dhe të ndërhyjë tek Shtëpia e Bardhë për klientin e tij në Tiranë.
Mirëpo pak javë pas takimit, raporton Faktor.al, Presidenti Trump shkarkoi George Gigicos, njeriun e ngarkuar me organizimin e të gjitha eventeve si një njeri i papërshtatshëm për të menaxhuar kontaktet me Shtëpinë e Bardhë dhe përgatitjen e eventeve në SHBA.
George Gigicos është një nga eksponentët e lobit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka lidhje të ngushta me Partinë Republikane. Gigicos ishte sjellë në stafin e Trump nga ish shefi i Kabinetit të Trump, Reince Preibus, i cili është me prejardhje gjermane dhe greke dhe është një Arkon i Patriarkatit Ekumenik Grek.
Më 27 janar 2017, Kryepeshkopi Demetrios i Amerikës, gjatë një pritjeje inauguruese greko-amerikane, i dha medaljen e Shën Palit, nderin më të lartë të Arkidiocezës Ortodokse Greke të Amerikës, Reince Priebus, ish-shefit të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, për Kongresmenin Gus Bilirakis (R-FL) dhe George Gigicos, Zëvendës Asistent i Presidentit, transmeton Faktor.al

Artikulli paraprakJa akset rrugore të bllokuara nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave
Artikulli tjetërMaskat në Korçë/ Zbulohen detaje të reja, kush ishte çifti i të rinjve që iu grabit makina