Turqia kundërshtoi sot një vendim të drejtësisë së SHBA për të dënuar një bankier turk që ndihmonte Iranin të shmangte sanksionet si, “të padrejtë dhe të pafat”, dhe duke e cilësuar gjyqin si ndërhyrje e paprecedentë në punët e brendshme të Ankarasë.
Mehmet Hakan Atilla, një drejtues ekzekutiv në bankën shtetërore “Halkbank” të Turqisë, u dënua me pesë akuza, duke përfshirë mashtrimin bankar dhe komplotin për të shkelur ligjin e sanksioneve të SHBA, në Gjykatën Federale të Manhatanit.
Pak kohë më parë, Faktor.al mëson nga Departamenti amerikan i Drejtësisë se, Ballard Partners është një kompani që përfaqëson 36 subjekte, përfshirë dhe qeverinë turke të presidentit Erdogan. Po ashtu, Ballard lobon edhe për llogari të Halk Bank, që është banka më e madhe në Turqi dhe që zotërohet nga shteti. Në vitin 2012, kjo bankë u përfshi në skandalin e madh të thyerjes së embargos nga Turqia, duke bërë tregti me Iranin.