Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur në në takimin e opozitës për projekt buxhetin. Tryeza është organizuar për bashkëbisedim për Buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë dhe grupet e interesit.
Opzita do të bëjë transparencën e munguar për atë që është buxheti me katastrofik i 25 viteve të fundit, tha Basha.
Projketi 1 miliardë është projketi më korruptiv në Ballkan.
15 koncesione për oligarkët.
Është rritur borxhi, ka një faturë të tmerrshme për borxhin dhe ambjentin fiskal.
Basha theksoi mes të tjerash se koncesionet po i sjellin një faturë të tmerrshme buxheti të shtetit. Sipas tij, ky buxhet i propozuar nga qeveria e Edi Ramës nuk është gjë tjetër, por thjesht një ligjitimues i vjedhjes.
“Bëjmë sot transparencën e munguar për buxhetin. Për vitin 2019,ky është buxheti më katastrofik. Ky buxhet legjitimon vjedhjen me ligj të taksave. koncesionet kane sjelle një fature e tmerrshme. Një në gjashtë shqiptarë janë larguar nga qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.
Opozita e bashkuar vijon të bojkotojë seancë parlamentare, ndërsa përfaqësues të ndryshëm të opozitës nuk kanë kursyer aspak drejtuesit e qeverisë.
Ndërsa ish-ministri Edmond Panariti në takimin e opozitës së bashkuar me grupet e interesit, biznesmenë e ekspertë për Buxhetin 2019 tha se, Buxheti i sivjetëm për Bujqësinë është komplet jashtë logjikës normale.
“Me këtë buxhet ne ushqejmë vetëm bujqësinë e mjerimit, jo të eksporteve. Buxheti i Bujqësisë jo vetëm që s’ka rritje, por rrudhje në sigurinë ushqimore me -38%. Po ku shkojnë këto fonde, pyeti Panariti. Këto fondet nuk shkojnë as për laboratorë, as për aparatura që të zbulojnë ndotjen në ushqime, por shkojnë për blerje limuzinash 80 milionë lekëshe dhe për blerje të një flote fuoristradash, për të persekutuar bizneset”, tha ai.
Tabaku: Shqipëria, vendi ku shteti gjobit biznesin dhe qytetarin
Nen kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja Jorida tabaku, bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”.
“Vetëm dy investimet më të mëdha, TAP dhe Kaskada e Devollit, sjellin 1 përqind rritje ekonomike. A ka menduar qeveria se si t’i zëvendësojë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps”, tha Tabaku.
Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. 99 përqind që varfërohen dhe një grusht njerëzish që pasurohen.
“Sot akcizat janë rritur me 650 milionë euro. 60 herë ka rritur qeveria ngarkesën fiskale, pra 60 herë ka futur duart në xhepat tuaj. Megjithëse taksat janë rritur, mblidhet vetëm 27,6 % e PBB, çka do të thotë se është rritur informaliteti”, tha Tabaku.