Tualeti që kërkonte “pafajësi”…

Nga Shkëlzen Berisha

Tualeti i Reformes ne Drejtesi sot nuk duhej te gjykohej vetem per per shpifje, sic eshte gjykuar dhe denuar “deshmitari” i tij ne komisionin e CEZ.

Nese pronari Tualetit nuk do kishte kapur per fyti drejtesine, prokuroria sot do ishte duke hetuar 30 udhetimet e nr 2 te partise ne pushtet me nje trafikant droge ne destinacionet dhe resortet e Europes.

Pikerisht ne ato vende qe sot i mbyllin deren Shqiperise sepse ja kane “shqyer” ministra trafikante droge, ministra me vellezer trafikante droge dhe kryeparlamentare me miq shtepie trafikant droge.

Nese pronari i Tualetit nuk do kishte kapur per fyti drejtesine, prokuroria sot do te kishte filluar hetimin per plot 6 milione euro qe miku i tij I shtepise, ka perfituar nga parate e shqiptareve ne kundershtim me cdo ligj qe ja ndalonte pjesemarrjen ne tender si i denuar per trafik droge. Para keto te “dorovitura” nga CEZ ne kundershtim me ligjin menjehere pas kthimit te ciftit Bego – Balla nga muaji i mjaltit.

Por numerimi mbrapsht per “pronarin” eshte drejt fundit dhe kur te perfundoje, denimi per shpifje do te jete shqetesimi me i vogel ligjor i Tualetit.

Exit mobile version