Në të njëjtën kohën kur ambasadori amerikan, Lu po takohej me një grup të rinjsh nga Rrësheni në ambasadën amerikane dhe po u flsite për të arhmen në BE të Shqipërisë jashtë ambjenteve të ambasadës ishte një rreshtim I gjatë I të rinjve që kërkonin në pritje të takimit me konsullin amerikan për të marrë viza dhe për të ikur ng Shqipëria. “Kjo është e përditshme nkëtu” thotë një nga rojet e ambasadës. Vargu i gjatë i të rinjve arrin deri tek rruga dhe i ngjan një tubimi të heshtur proteste për realitetin e sotëm në Shqipëri. Të rreshtuar në rresht për një, të rinjtë presin me orë të tëra për të arritur tek takimi me konsullin ku dorëzojnë dokumentat për të marrë vizë. Eshtë një pamje e trishtë që të kujton Shqipërinë e 27 viteve më parë kur të rinjtë hynin nga muret e ambasadave për të ikur me çdo kusht nga Shqipëria në kërkim të botës së lirë. Sot Shqipëria ka të njëjtin realitet, ku të gjithë duan të ikin dhe i janë drejtuar emigrimit në humbje të shpresës dhe besimit prej një qeverie të lidhur me kartelet e drogës dhe krimit të organizuar.
Shifrat e lotarisë amerikane gjatë këtyre dy viteve të fundit provojnë këtë realitet tragjik në të cilin gjendet vendi. Brenda këtyre dy viteve kanë plotësuar lotarinë amerikane rreth 470 mijë qytetarë dhe ky është treguesi më i mirë i rënies i revoltës ndaj bansës në pushtet.
Reagimi i ambasadorit Lu
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është shprehur se Shqipëria do të hyjë në BE, dhe do të dëshironte të udhëhiqej nga të rinjtë drejt të ardhmes.
Sipas postimit në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, Lu është takuar me një grup nxënësish të shkollës së mesme të Rrëshenit, në programin Njihu me Amerikën.
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, u tha Ambasadori Lu.