Tuneli i Oligarkëve në Palasë merr edhe 5 milion euro “bakshish”! Bravo znj. Balluku

Në projektbuxhetin e vitit 2024 fondet për vijimin e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, llogariten 5.1 miliardë lekë.

Tuneli i Llogorasë 5.9 km i gjatë, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike në vend, parashikohet të përfundojë në qershor të vitit 2024.

Vënia në funksionim e këtij tuneli do ti japi një zhvillim të madh jugut të Shqipërisë dhe lidhjen infrastrukturore që do të bëhet me aeroportin e Vlorës.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021.

Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.

Exit mobile version