Importet në sasi u rritën me 15.5 për qind në 5 mujorin e parë të vitit, ky ishte niveli më e lartë në 6 vitet e fundit sugjerojë të dhënat zyrtare.
Të dhëna me të detajuara sugjerojnë se importet po rriten nga zhvillimet në turizëm dhe nga reduktimi i prodhimit vendas.
Sasitë e ushqimeve të importuara u rriten me 20.5 % në 5-mujor rritja e tyre vijoi edhe në maj pavarësisht se me ritme më të zbutura se në 4-mujorin e parë. Zhvillimet në tregtinë e jashtme po tregojnë se sektori i turizmit nuk po ndikon pozitivisht në prodhimin vendas, pasi një pjesë e mirë e vlerave monetare po ikën sërish jashtë vendit për importin e lëndës së parë.
Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas.
Drejtuesit e njësive të agro-turizmit në vend vënë në dukje se oferta ushqimore ndaj turistëve duhet të jetë me prodhim vendas, pasi edhe kërkesa e tyre është e tillë. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tona nuk arrijnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve.
Gjatë vitit të kaluar teksa importet e ushqimeve në sasi u rriten me 10 % eksportet qëndruan në vendnumëro, nga rritjet dyshifrore përgjatë dekadës.
Për shkak të humbjeve që po vijnë nga nënçmimi i euros dhe rritja e kostove të prodhimit shumë biznese më profil prodhimi janë duke kaluar në import. Pavarësisht se efekti në ekonominë e vendit nuk është pozitiv për kompanitë, importi është më i lehtë se prodhimi. E njëjta xhiro realizohet e shumë pak punonjës dhe me kosto shumë të ulëta. Xhiroja e një prodhuesi me 100 punonjës realizohet nga importues me jo më shumë se 10-15 punonjës.
Shqipërisë ju deshën gati dy dekada për të konsoliduar markën “Made in Albania”, e cila po shkatërrohet shumë më shpejt se sa u ngrit.
Në janar-maj 2024 edhe grupet e tjera që kishin lidhje me sektorin e turizmit kanë pësuar rritje të mëdha. Prodhimet e kashtës dhe ato me kallam që kryesisht përdoren nga njësitë akomoduese në bregdet pësuan rritje vjetore me mbi 150% në 5 -mujor gjithashtu anijet dhe varkat lundruese u rriten ne 100 % në sasi.
Gjithashtu furnitura që ka për qëllim hotelerinë, mobile, krevate dyshekë etj u rriten me rreth 40%./B.Hoxha/Monitor.al