Turma protestuesve u nda në gjysmë/ Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër qytetarëve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve të studentëve në Beograd.

 

Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të qetë, duke protestuar në mënyrë paqësore dhe duke mbajtur 15 minuta heshtje për viktimat që humbën jetën në Novi Sad, por turma “ndahet në dysh” nga ajo që është quajtur si “topi zanor”.

Sipas ekspertëve ushtarakë, zhurma e fortë ishte shkaktuar nga një ‘top zanor’, një armë jo vdekjeprurëse që përdoret për të çorientuar dhe frikësuar turmat, shkruan N1.

Ky mjet është pjesë e arsenalit të sigurisë shtetërore serbe dhe është përdorur me qëllimin e qartë për të destabilizuar protestën paqësore.

 

 

Artikulli paraprakKryeministri britanik: Herët apo vonë, Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin
Artikulli tjetërRama-Berisha i vazhduan pazaret, shqiptarëve u humbën 4 vite për interesat e tyre