Turneu aktual po përmbys teoritë e futbollit

Fiton në futboll kush mban topin apo kush vrapon më shumë. Sa herë e keni dëgjuar këtë frazë? Por edicioni aktual i Ligës së Kampioneve tregon se në fakt, kushdo që e ka thënë një gjë të tillë, ka bërë llogaritë gabim.
Statistikat e UEFA-s tregojnë se nga të dhënat e mbledhura për skuadrat që morën pjesë mes 16 më të mirave, duke filluar që nga paraqitja e tyre në fazën në grupe, ekipi që ka mbajtur më pak topin dhe ai që ka vrapuar më pak se të tjerët ka kaluar në turin tjetër.
Ekipi që ka mbajtur më pak topin është Leisteri, me 40% mesatarisht dhe po të merren për bazë 32 ekipet që nisën garën në shtator, do të kishte vetëm 3 prej tyre më poshtë në klasifikimin e kësaj statistike. Me 49 tentativa në portë në 8 ndeshje, skuadra angleze është ajo që mbyll renditjen e 16-shes në këtë lloj statistike.
Ndërkohë, Barcelona është ekipi që ka vrapuar më pak, kurse Napoli, Leverkuseni e Benfika, që janë në 5-shen e “vrapuesve” më të mirë, nuk kanë arritur të kalojnë në turin tjetër.

Artikulli paraprakFakte interesante të Champions
Artikulli tjetërShorti i Europa League, fati ndihmon Murinjon