Turpërohet Murinjo

Manchester United humbi 4-1 miqësoren e luksit përballë Borussias së Dortmudit të zhvilluar në Shanghai. Një sukses bindës, ai i verdhezinjve dhe për faktin se United luajti në këtë përballje me shumë emra të rinj, ndërkohë që është dhe më mbrapa me fazën përgatitore. Borussia e zhbollkoi ndeshjen që në minutën e 19-të kur një goditje e Aubameyang u kthye nga ana e portierit Johnstone përpara se në rrëmujë, Castro ta dërgonte në rrjetë. Aubameyang, ndërkohë realizoi golin e dytë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Dhe në pjesën e dytë, Dortmund kontrolloi lojën dhe në të 57-ën, Dembele realizoi pas një aksioni personal mjaft të bukur. Dy minuta më pas, Mkhihtaryan ndëshkoi ish-skuadrën e tij, duke shënuar me portën e boshatisur, megjithatë Dortmund u rikthye sërish në epërsi të 3 golave, pasi Casto shënoi dhe golin e dytë personal katër minuta para fundit pas një goditje të fuqishme në hyrje të zonës që shkoi në trekëndësh. Me këtë fitore, Dortmund tregon se ka bërë hapa të rëndësishëm në përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa United i Mourinhos mbetet ende një kantier.
Mançester Junajtid ka pësuar një humbje turpëruese në turneun përgatitor që po zhvillon në Azi, duke u mundur me shifrat 4-1 nga Borusia Dortmund, e cila tregoi të gjitha limitet aktuale të skuadrës së Zhoze Murinjos.
Portugezi aktivizoi shumë nga lojtarët e rinj, që nga minuta e parë në këtë ndeshje të luajtur në Shangai. Kësisoj, ekipi gjerman dominoi në lojë dhe falë talentit të emrave si Dembele, Kagaua dhe Obamejang, nuk e kishte të vështirë të depërtonte mes mbrojtjes së anglezëve.
Kastro dhe Obamejang realizuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Dembele dhe përsëri Kastro dërguan topin në rrjetë për Borusia Dortmund. Për “djajtë e kuq”, goli i nderit u shënua nga Henrikh Mkhitarian, futbollisti i cili u transferua nga ekipi gjerman drejt atij anglez pak javë më parë për 26,3 milionë paund.
Ndërkohë, Borussia e Dortmundit është e papërmbajtshme në merkato. Verdhezinjtë godasin sërish. Vetëm një ditë pas rikthimit të Mario Gotzes zyrtarizuan dhe angazhimin e Andre Schurrle nga Wolfsburgu. Në ditët e fundit klubi gjerman ka shpërthyer me dy blerje që duket se synojnë ndërtimin e një skuadre të denjë për të tentuar ndërprerjen e hegjemonisë së vendosur këto vitet e fundit nga Bajerni i Mynihut në Bundesliga. Andre Schurrle, ish-futbollist i Chelseat i ka kushtuar Borussias së Dortmundit 30 milionë euro dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare.
Schyrle, Kampion Bote me Gjermaninë me të cilën ka luajtur 55 ndeshje, duke shënuar 20 gola, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Bundesliga ku ka luajtur me Mainz dhe Bayer Leverkusen, para se të shkonte te Chelsea për t’u kthyer më pas te Wolsfburgu. Duke folur për faqen zyrtare të klubit ai deklaroi. “Nga eksperienca ime e di se sa shumë fuqi ka kjo skuadër edhe falë tifozëve dhe mezi po pres të provoj gjithçka, tanimë jo si kundërshtar, por si pjesë e këtij klubi. Dua të festoj suksesin në vitet e ardhshme me Borussian e Dortmundit dhe do nis të stërvitem për t’i bindur drejtuesit që bënë mirë që firmosën me mua”, tha ai.

Artikulli paraprakAnglia, Sam Allardyce zyrtarisht trajneri i ri
Artikulli tjetërShkëndija e Tetovës, surpriza e një “nate vere”