Turpi që nuk ka fund!

Bardh SPAHIA

Ngrihen tre akuza për trafik droge e grup të strukturuar kriminal dhe gjykata e dënon për shpërdorim detyre. Pra në kohën kur vendi lulëzonte nga prodhimi e trafiku i drogës, ish ministri i brendshem i kohës Saimir Tahiri nuk paska qenë vigjilent sipas gjykatës, e prandaj do kryejë 3 vjet shërbim prove.

Lajmi bën xhiron e botës, e Rama hesht kur e nxin vetë imazhin e vendit. Që ky vend po shkon vec mbrapsht prej 6 vitesh, kjo nuk ka dyshim, por edhe sa prova të tjera duhet të japë Edi Rama, që të kuptohet se ky vend po kthehet në mafia-shtet, kontrollin e të cilit, po e merr krimi?

I njëjti kryeministër e ka edhe luksin, që ditën e zakonshme të punës, të mos shkojë në zyrën për të cilën paguhet nga taksapaguesit, por të merret me punët e partisë!

E kuptueshme që do shpikë dicka për të sfumuar cështjen e Saimir Tahirit, por kjo situatë nuk mbulohet dot më, as me lobime të shtrenjta e as me cirkun bajat politik të luftës ndaj armiqve të brendshëm, sepse Rilindja ia ka sterrosur fytyrën në mënyrë të pariparueshme cdo socialisti, të bindur a servil. #RamaShporru

Exit mobile version