Turqi, arrestime për shkak sigurie ndaj ambasadës amerikane

Turqia ka arrestuar katër irakianë në lidhje me një kërcënim ndaj sigurisë së ambasadës amerikane në Ankara. Lajmi u njoftua në media dhe pasoi njoftimin e ambasadës amerikane se do të qëndronte e mbyllur të hënën për shkak të një “kërcënimi ndaj sigurisë së saj”. “Ambasada do të njoftojë rihapjen, sapo të rifillojë shërbimet” shkruhej në një deklaratë në faqen në internet të ambasadës amerikane, ndërsa këshilloheshin shtetasit amerikanë në Turqi për të “mbajtur një profil të ulët”. Sipas mediat turke katër irakianët, të lidhur me Shtetin Islamik, u arrestuan në provincën e Detit të Zi, Samsun. Në vitin 2013, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë ambasadës amerikane në Ankara, duke vrarë veten dhe një roje të sigurisë turke. Për sulmin u fajësuan grupet e majta vendase. Turqia pësoi një numër sulmesh të lidhura me Shtetin Islamik në vitin 2015 dhe 2016. Më 1 janar 2017 një person i armatosur sulmoi një klub nate gjatë festimeve të Vitit të Ri, duke vrarë 39 persona.

Artikulli paraprakGattuso kërcënon Ancelottin
Artikulli tjetërRrëfehet Taulant Xhaka