Turqia pretendon se Trump po përgatitet të ekstradojë Gylenin

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, tha ministri i Jashtëm turk të dielen, raporton Reuters.
“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm në Turqi, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë.
Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.
Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.
Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jasht vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gylenit.

Artikulli paraprakRama ngujohet në zyrë, studentët: “Zoti Rama hapi pak dritaret, burrat e shtetit nuk janë meme!”
Artikulli tjetërHidhet shorti i Champions, finalja e parakohshme, Liverpool-Bayern