“Turqia s’pret situatë negative tregtare pas tarifave të Trump”- Erdogan: Do ta kalojmë këtë periudhë më lehtë sesa shumë vende të tjera

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk pret situatë negative tregtare në kuptimin e prodhimit dhe eksporteve si rezultat i tarifave të vendosura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilat kanë hyrë në fuqi të mërkurën (sot), raporton Reuters.

 

Turqia është në mesin e ekonomive që ka shpëtuar me normë të ulët tarifore prej 10 për qind mbi mallrat e saj dhe po shihet si një prej vendeve fitimtare në rrethanat e tanishme.

Në një fjalim drejtuar ligjvënësve nga partia e tij (AK), Erdogan ka thënë se programi ekonomik i Turqisë e ka bërë vendin të qëndrueshëm ndaj goditjeve të jashtme, si dhe është shprehur se ka pritshmëri për rritje ekonomike në planin afatmesëm dhe atë afatgjatë krahasuar me vendet e tjera.

“Ka pasiguri të madhe nëpër botë, por është një program i fortë ekonomik i cili ndriçon rrugën e Turqisë. Ne mendojmë se do ta tejkalojmë këtë periudhë më lehtë sesa shumë vende të tjera, për shkak se jemi një prej vendeve me tarifa të ulëta”, ka deklaruar presidenti turk.

Exit mobile version