Ina Rama, ish-Kryeprokurore e Përgjithshme, aktualisht pjesë e institucioneve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëvenë kuadër të procesit të Vetingut.
Ina Rama u përzgjodh me mbështetjen e mazhorancës së majtë të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, në një proces tërësisht të njëanshëm, ashtu sikundër pothuajse të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve që do të kalojnë në sitë kolegët e tyre gjyqtarë apo prokurorë.
Deri më tani mediat kanë publikuar foto apo video deputetësh që në rininë apo fëmijërinë e tyre shfaqeshin në krah të ish-diktatorit apo këndonin këngë për të.
Fatmir Xhafaj, aktualisht ministër i Brendshëm, është shfaqur në krah të Enver Hoxhës, ndoshta kur ka qenë student.
Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, në fëmijërinë e tij i këndonte Enver Hoxhës.
Dhe si për të plotësuar kolazhin, Ina Rama rezulton që ka shkruar një vjershë për partinë, PPSH-në, paraardhësen e Partisë Socialiste që pak muaj më parë përzgjodhi dhe më pas miratoi në Kuvend kandidaturën e ish-kryeprokurores për institucionet e reja të drejtësisë.
Çuditërisht të gjithë ata që kanë pozuar me ish-diktatorin, i kanë kënduar apo kanë bërë vjersha për PPSH ndodhen sërisht bashkë, nën një ombrellë, pavarësisht emërtimit të saj, PPSH apo PS.
Nuk dihet se në çmoshë ka qenë ish-Kryeprokurorja kur ka shkruar vjershën, e ka shkruar vetë apo thjeshtë i kanë vendosur emrin, por titulli i saj është “Të duam fort”.
Ata që kanë kuriozitet mund ta lexojnë më poshtë tekstin e saj.